TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Çmimi i naftës është ulur me 3 lekë. Konkretisht nga 200 lekë për litër që ishte, nafta do të shitet me 197 lekë për litër. Benzina ka pësuar ulje çmimi me vetëm një lekë, pra nga 190 lekë që ishte do të shitet me 189 lekë për litër.
Ndërkohë çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar, pra do të tregtohet me 69 lekë për litër. Çmimet e reja do të futen në fuqi nga ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit.
"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 103 lekë/litër", thuhet në njoftim.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
ISHTE BËHET
Çmimi i naftës 200 lekë/litër 197 lekë/litër
Çmimi i benzinës 190 lekë/litër 189 lekë/litër
Çmimi i gazit 69 lekë/litër 69 lekë/litër
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.4%
-
Deri diku
6.1%
Vota total: 3928
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BSH: Kriza e inflacionit i përket së shkuarës! Bizneset pa punonjës edhe pse rritën pagat
15 Gusht, 16:57
-
Rritja e çmimeve mbetet e ulët, inflacioni zbret në 2.1% në qershor
10 Korrik, 07:24
-
Niveli më i ulët prej vitit 2021, inflacioni zbret në 2.3 %! INSTAT: Mallrat po shtrenjtohen, përveç karburantit
8 Prill, 16:51
-
Lufta e Rusisë në Ukrainë goditi ekonominë dhe në Shqipëri, çmimet u rritën në ‘stratosferë’
28 Shkurt, 10:13
-
Banka e Shqipërisë: Vendi mund të përballet me valë inflacioni! Shkak konfliktet rajonale dhe mungesa e punëtorëve
15 Shkurt, 17:27
-
Inflacioni në janar zbriti në nivelin më të ulët të 2 viteve, por çmimet e ushqimeve u rritën me 5.3%
13 Shkurt, 11:17
-
Në fundvit çmimet në Shqipëri u rritën më shumë se në BE! Eurostat: Në 2023 u shtrenjtua gjithçka me përjashtim të transportit
17 Janar, 15:48
-
Çmimet mbeten të larta, viti u mbyll me inflacion 4.7%! Ushqimet kryesojnë rritjen për 2023-shin
10 Janar, 11:29
-
Viti 2024 nis me pritshmëri pesimiste për uljen e inflacionit! BSH: Të gjithë sektorët e ekonomisë presin rritje çmimesh
5 Janar, 20:08
-
Kukës/ Tregu i gjësë së gjallë në krizë për blerës! Qytetarët: S’kemi lekë, vijmë shohim e ikim duarbosh
17 Dhjetor 2023, 15:37
-
Nga janari në nëntor zarzavatet u shtrenjtuan me 17.8%! Rrapaj: Për shkak se nuk mbështeten fermerët! Braçe: Çmimet i rrit abuzimi
15 Dhjetor 2023, 16:31
-
INSTAT: Çmimet e prodhimeve në vend u rritën me 5.2%! Energjia e nafta mbajtën të lartë inflacionin e importuar
13 Dhjetor 2023, 12:26