Kriza e moti i keq, INSTAT:
Ranë eksportet dhe importet

Kriza e moti i keq, INSTAT:<br />Ranë eksportet dhe importet
TIRANË – INSTATA ka konstatuar se gjatë muajit janar janë ulur shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me vendet e tjera. Shkak për këtë, sipas specialistëve të këtij instituci është kriza në Eurozonë por edhe situate problematike që kaloi vendi për javë të tëra për shkak të motit të keq.
“Janë eksportuar 13.4 miliardë lekë mallra, me ulje 18.8% në krahasim me dhjetorin 2011 dhe një rënie me 9% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Ndërkohë që janë importuar rreth 35 miliardë lekë produkte me ulje 33% në krahasim me muajin e mëparshëm dhe rritje 3.7% kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar”, tha përfaqësues të INSTAT.
Deficiti tregtar i vendit në janar arriti vlerën e 21.5 miliardë lekëve. Shifrat e fundit të INSTAT-it për rënie të eksporteve dhe importeve dëshmojnë për ulje të konsumit në vend. Kjo përfaqëson aktualisht edhe një ndër problemet kryesore të ekonomisë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj

Rama akuzon PD-në: Nxit akte anti-shqiptare në tokë të huaj