Klubi prestigjoz në bashkëpunim me autoritetet vendore të Mynihut do të krijojnë kampe stërvitore për refugjatët si dhe do t’u ofrojë kurse falas për mësimin e gjermanishtes. Ndihma do të ketë dhe në ushqime e veshmbathje.
Bavarezët do të zhvillojnë gjithashtu një ndeshje miqësore nga ku priten të arkëtohen 1 milion euro, të ardhura këto që do të shkojnë për projektet mbështetëse ndaj refugjatëve. Zyrtarë të klubit kanë njoftuar se në ndeshjen e ardhshme të Bayernit në kampionat lojtarët do të hynë në fushë të shoqëruar nga një fëmijë gjerman dhe një refugjat, si shenjë mbështetjeje për integrimin e tyre.
Klubi i Bayernit ka krijuar gjithashtu një fond bamirësie, veçanërsisht për organizmin e aktiviteteve dhe dhurimin e ndihmave për refugjatët. Këto nisma janë përshëndetur nga të zgjedhurit vendor të Mynihut.