Kriza e refugjatëve në Mianmar
mbi 500 mijë në Banglandesh 

Kriza e refugjatëve në Mianmar<br />mbi 500 mijë në Banglandesh 
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara po humbet durimin me Mianmarin. Në 4 javët e fundit rreth gjysmë milioni myslimanë Rohingya janë detyruar të largohen nga Mianmar për t’iu shmangur një fushate të orkestruar të dhunës e cila është përshkruar nga kombet e bashkuara si ‘’spastrim etnik’’.
 
Por vetëm të enjten këshilli i sigurimit zhvilloi takimin e parë publik, në më shumë se tetë vjet, për të trajtuar situatën.
 
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se dhuna e regjistruar së fundmi ka bërë që emergjenca e refugjatëve të kthehet ne një makth humanitar, në makth për të drejtat e këtyre njerëzve.
 
Qindra Rohingya-s kanë mbërritur në Bangladesh me varka, duke përfituar nga errësira e natës së 26 shtatorit. Të paktën 500,000 Rohingya janë larguar nga Mianmar që kur dhuna u intensifikua në fund të gushtit.
 
Kjo situatë konsiderohet si një eksodet më të shpejta në një vend të vetëm që nga genocide ruandës në 1994. Myslimanët Rohinga konsiderohen si një popujt më të persekutuar të botës. Shumica e Mianmarit, budistët i konsiderojnë ata pjesë të Bangladeshit, por ky i fundit nuk e pranon dhe thotë se janë të Mianmar. Si rezultat, ata mbeten pa shtet. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore