Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një rezolutë, e cila refuzon planin e Bashkimit Evropian për shpërndarjen e migrantëve në bazë të sistemit të kuotave.

Rezoluta i hap rrugën qeverisë që të nisë veprime ligjore kundër BE-së, për të shmangur pjesëmarrjen në këtë skemë.

Qeveria e Hungarisë ka thënë më herët se do të presë vendimin e parlamentit, përpara se të vendosë për padi të mundshme.

Hungaria u jep azil disa qindra refugjatëve në vit dhe refuzon emigrantët ekonomikë.

Ajo ka ndërtuar gardhe me tela në kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë, për të ndaluar fluksin e migrantëve.




Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)