Danimarka, pas Hungarisë, i deklaron “non grata” të gjithë ata që kërkojnë aty strehë. Komisari Evropian për Migracionin dhe Punët e Brendshme, Dhimitris Avramopulos
mbështeti idenë për krijimin e listës së përbashkët evropiane të vendeve të “sigurta”, “Mendoj, para së gjithash, për azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia”, tha Avramopulos para gazetarëve në Strasburg, duke shtuar se një e pesta, rreth 100.000 e kërkesave për azil, të cilat janë pranuar sivjet, u takojnë qytetarëve të Ballkanit
Perëndimor.

Nga ana e saj, shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogerini deklaroi se si vende të sigurta duhet të konsiderohen të gjithë kandidatët zyrtarë dhe potencialë për anëtarësim në BE. “Siç e theksoi Junker, qytetarëve nga këto vende kërkesa për azilit nuk do t’u mohohet automatikisht, pasi është një e drejtë e patjetërsueshme, por ato do të përpunohen me procedurë të përshpejtuar”, theksoi ajo.