Kriza e tifozëve dhe mungesa e garës, FSHF bën Superligën me 12 skuadra?

Kriza e tifozëve dhe mungesa e garës, FSHF bën Superligën me 12 skuadra?

Foto ilustruese

Superliga shqiptare e futbollit këtë sezon po përjeton një garë ndryshe, kjo për shkak se Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi në nisje të kampionatit që titulli kampion të vendosej me "Final Four", ose thënë ndryshe mes katër skuadrave që renditen të para në sezonin e rregullt të 36 javëve.

Formula e re ka zbehur garën, ka larguar tifozët nga stadiumet dhe për rrjedhojë edhe të ardhurat e klubeve janë më të paktë, kjo edhe për shkak të orareve dhe kalendarit të ndeshjeve.

Nëse ky sezon do mbyllet me "play-off" për titullin kampion, ndryshe pritet të jetë ai pasardhës. Edhe pse ende nuk ka asgjë të konfirmuar, në FSHF po mendojnë për të shtuar numrin e skuadrave nga 10-të në 12-të.

Sistemi me 12 ekipe në elitën e futbollit shqiptar për herë të fundit ka qenë në sezonin 2013-2014. Nëse diçka e tillë miratohet, atëherë do ndryshonte edhe struktura e kampionateve të tjerë në Shqipëri, kjo duke ditur formulën sesi dy ekipe të reja do shtohen.

Hipotezat për sezonin e ri në Superligë:

Kampionati me 12 skuadra.

Ndeshjet me dy faza dhe me sistem vajtje-ardhje.

Pas fundit të dy fazave, gjashtë skuadrat e para luajnë për titullin kampion dhe për të përcaktuar vendet në Europë.

Gjashtë skuadrat e renditura në fund luajnë për zonën play-out dhe rrëzimin nga kategoria.

22 ndeshje zhvillohen në fazën e rregullt dhe 10 në fazën play-off. Gjithsesj kampionati me 32 javë, katër më pak se ai aktual.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Misteri: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968

Misteri: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968