Kriza/ Eksperti Tola: Vit i vështirë ekonomik, situata do jetë e ngjashme edhe në 2023-in! Duhet më shumë mbështetje për shtresat vulnerabël

Viti 2022 ishte një vit i vështirë ekonomik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe botën. Eksperti i ekonomisë Igli Tola ka bërë në Report Tv një bilanc për situatën ekonomike në vendin tonë. Tola tha se kriza e cila u shkaktua për shkak të luftës në Ukrainë solli në Shqipëri një nivel rekord të inflacionit mbi 8% si edhe një rritje deri në 30-40% të produkteve të shportës.

I ftuar në emisionin ‘Shtypi i ditës dhe ju’ me gazetarin Andi Kapxhiu, Tola tha se kjo rritje e çmimeve u reflektua edhe në çmimin e energjisë, që ndonëse konsumatorët familjarë nuk e ndjenë, bizneset e mëdha u goditën duke u detyruar të paguajnë fatura shumë të larta energjie.

Për ekspertin e ekonomisë kjo situatë do të jetë e ngjashme edhe në vitin që vjen, për shkak se lufta në Ukrainë po vazhdon.

“Ne po përjetojmë një krizë që normalisht ka spunto nga lufta në Ukrainë. Pas mbarimit të pandemisë u përballëm me një krizë që ishte kjo e rritjes së çmimeve. Duke nisur me inflacionin që është elementi më shqetësues, ku u arritën nivele rekord të inflacionit mbi 8%. Shporta bazë pësuan një rritje akoma më të rëndë, rritja shkoi edhe në masën 30-40% për periudha të caktuara kohore. Kjo krizë çmimesh u shoqërua me pasoja të tjera në treg, u reflektua në çmimin e energjisë, edhe pse qytetarët nuk është se u prekën sepse po mbrohen, por biznesi u detyrua të paguante çmime më të larta.

“Situata do të jetë e ngjashme me vitin 2023, përsa kohë situata në Ukrainë s’ka tërheqje. Në nivel makro nuk shoh ndonjë përmirësim të situatës, menaxhimi në mikro duhet të behët më mirë. Duke ndihmuar më shumë më të prekurit nga kjo krizë”, tha Tola.

Tola ju përgjigj edhe pyetjeve të publikut, ndërsa theksoi se është e rëndësishme që të ketë më shumë mbështetje nga qeveria për shtresat vulnerabël dhe ato të mesme.

“Në një krizë të tillë, çmimesh preken si shtresa e mesme dhe e varfër. Shtresat më vulnerabël duhet një trajtim të veçantë, mostrajtimi i shtresës së mesme me një subvencionim të shpenzimeve, reduktim të taksave, false ose pezullim i taksave për këtë periudhë bën të mundur të frenohet konsumi. Shtresa e mesme është ajo që mban konsumin e karikuar, që mban biznesin me të ardhura. Një frenimi konsumit, duke mos u ndihmuar, rreziku është shumë më i madh, jo vetëm për këtë shtresë. Krahasuar me rajonin, vlera e paketës sonë ishte më e ulët, si në raport me totalin, popullsinë e GDP”, u shpreh Tola.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës