Kriza energjetike/ Arben Malaj në Report Tv: Nuk ka Kryeministër në botë që krijon panik, kjo është kriza e dështimit të Ramës! Të garantojë urgjentisht mbrojtje sociale për shtresat në nevojë

TIRANË- Për ish-ministrin e Financave, ish-anëtarin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, aktualisht President i Institutit për Mirëqeverisjen, Arben Malaj, kjo krizë e fundit energjetike dhe çmimesh është kriza e dështimit të Qeverisë së Edi Ramës.

Ai akuzoi Arben Ahmetajn që është vënë në krye të grupit ndërministror për zgjidhjen e krizës si një prej personave përgjegjës të kësaj krize. Kjo sepse sipas tij ajo që mungon në përballimin e këtyre krizave është pikërisht përgjegjshmëria dhe kredibiliteti dhe asnjë përgjegjës nuk është dënuar. E për rrjedhojë për aq kohë sa do të vazhdojë kjo kulturë e mosdënimit, tha Ahmetaj, do të vijojë që të ketë kriza.

"Kriza më e madhe është kriza e dështimit të tij dhe paniku që ai krijon. Kryeministri duhet të prezantonte mbrojtja sociale ndaj atyre që do të preken nga rritja e ushqimeve, rritja e energjisë, që në thelb janë dështime të Qeverisë së tij. Ai duhet të thotë konkretisht  sa familje ka që preken nga kjo krizë. Krizat e mëparshme i kanë varfëruar jashtëzakonisht shtresat e varfra. Ndryshe nga ministri jonë që thotë se çmimi i bukës është i përballueshëm, familjet në nevojë preken shumë. Ka një papërgjegjshmëri maksimale. Qeveria sapo mori një vendim dhe vuri në krye të grupi ndërministror ministrin përgjegjës. Ky ministër është përgjegjës për atë batakun e zi që ka ndodhur me ALBPetrol dhe ARMO. Sot i jep përgjegjësia këtij ministri përgjegjës. Qeveria duhet të shkarkonte të gjithë drejtuesit që lidhen me drejtoritë e ujit dhe energjisë për abuzimet që kanë bërë.  Duhet të ishin shkarkuar të gjitha bordet. Nuk ka Kryeministër në botë që krijon panik sepse vret vetveten sepse vret konsumin, vret optimizmin. E para krijon panik dhe pastaj thotë më prisni të mendohem se do të bëj një paketë mbrojtjeje".

“Kjo është e gjitha përgjegjshmëri dhe kredibilitet, këto mungojnë. Fillo me shkarkimin e atyre që drejtojnë këto kompani, duhet të përgjigjen edhe në komisione parlamentare, duhet një hetim më i plotë se te kompanitë publike ke gropa korrupsioni më shumë. Kush përgjigjet për paratë që u janë vjedhur naftëtarët e Ballshit, kush i lejoi ish-pronarët që shpenzonin para të dhe nuk paguan pagat dhe ato sigurimi, kur vazhdon kjo kulturë mos dënimit, do ketë krizë", thotë Malaj. 

Nesër pritet të prezantohet paketa e qeverisë që do të sjellë një plan se si do të ndihmohen shtresat në nevojë dhe shtresat e varfra dhe Malaj jep paraprakisht se si çfarë ajo duhet të përmbajë. Në Report Tv, eksperti i ekonomisë thotë se kurrsesi nuk duhet që në këto rrethana të rritet borxhi publik, kjo pasi do e thellonte edhe më tej krizën.

“Në asnjë mënyrë, varfërimi i më tejshëm i të varfërve për të krijuar miliarda për ata oligarkët afër qeverisë është modeli më i korruptiv, kur rriten cmime, duhen thënë kaq milionë veta, kaq familje, kaq miliardë do hedhim që njerëzit të mos varfërohen më tej, se prodhon dhe kriminalitet. Paketa e ndihmës, sa familje dhe individë do preket, në këtë masë do i kompensojmë dhe këto janë burimet dhe nuk duhet të vijnë nga rritja e borxheve, por nga ndalja e shpenzimeve të investimeve publike, ndal projekte e shtrenjta në Infrastrukturë. Ku do i gjejë paratë, do rrisë borxhin, ne qeverisim nga njerëz që janë shkëputur nga realiteti”, tha Malaj.

Ndalur te një nga pikat e propozuara nga Lulzim Basha, uljen e TVSH-së për produktet e shportës, për Malajn, kjo nuk do të sillte një ulje çmimesh.

“ Ulja e TVSH nuk garanton ulje në tregjet që nuk ka konkurrencë apo kur nuk ka tregje të lira. Si studiues, nëse duam ta menaxhojmë krizën, lëreni debatin, e çarje të të ardhura, Rama të heq mbushjen e jahteve me karburant, më të lirë ndërkohë që fermerët e marrin më shtrenjtë. Nuk qeveriset duke thënë armiqtë e klasës apo BE-ja nuk na do se ka qenë në krizë se BE-ja e ka pranuar në 2007 Bullgarinë kur ka qenë në krizë”, tha Malaj.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fuat: 08/10/2021 19:57

    Hajduti Malaj, kur ke qene minister vetem ke vjedhur, je jashteqitje e PS dhe jashteqitjet shkojne ne kanalet e ujrave te zeza....

    Përgjigju
  • Afga: 08/10/2021 18:39

    Krijimi ose perhapja e panikut ne rrepubliken e Shqiperise eshte veper penale. Pse nuk zbatohet ligji njelloj per te gjithe?

    Përgjigju
  • Stockholm: 08/10/2021 17:34

    Në të gjitha emisionet informative në televizionin Suedez sot është folur vetëm për krizën energjitike dhe rritjen e çmimit të energjisë. Pra është një problem global.

    Përgjigju
  • Mondi: 08/10/2021 17:21

    Z.malaj je shume i shkurter perpara rames

    Përgjigju
  • Vlore: 08/10/2021 16:24

    Mos i nxirrni me keto lloj plerash te pa riciklueshme si ky tipi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia