Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si moment lajthitje dhe jashtë çdo logjike kërkesat e biznesit lidhur me rritjen e çmimit të energjisë dhe mbështetjen e tyre nga qeveria. Rama tha se këto biznese a thua se jetojnë në hënë dhe nuk e dinë se çfarë po ndodh në tokë, ku qeveria me shumë sforco po mban pa prekur çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël.
"Me vjen keq që një grup të përfaqësuesve të biznesit që dalin me kërkesa a thua sapo kanë zbritur nga hëna dhe nuk kanë dijeni për ngjarjes në tokë, shpresoje të ketë qenë një moment lajthitje, pasi të kërkosh sot të tilla qiqra, ndërkohë që një hell i nxehtë po ndodh vetëm këtu mund të bëjë vaki", tha Rama.
Në një deklaratë të përbashkët, bizneset kanë deklaruar sot se ndodhen në vështirësi financiare, kjo për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Sipas tyre, kjo krizë po i çon drejt falimentimit pasi energjinë po e paguajnë me një kosto shumë të lartë, duke paralajmëruar se kjo do të reflektohet edhe te kostoja e produkteve të tregut të konsumatorëve. Për këtë arsye ata i drejtojnë 9 kërkesa qeverisë, duke lajmëruar se do të marrin masa në rast se nuk marrin një përgjigje nga qeveria deri në datën 10 mars.
Kërkesat e bizneseve:
1. Të hiqet kufizimi ligjor prej 0.5 Më i energjisë së rinovueshme për vetëkonsum dhe të lejohet në vlerë të barabartë me fuqinë e instaluar të operatorit ekonomik.
2. Të realizohet matja e balancës e konsumit dhe emetimit të energjisë në bazë vjetore. Energjia e emetuar nga vetë prodhuesi që përfitohet nga OSHEE, duhet të ketë një çmim.
3. Qeveria të krijojë një mekanizëm për subjektet prodhuese të industrisë ushqimore që furnizohen në tensionin 35 dhe 110 kv për të qenë në të njëjtat kushte si konsumatorët e tjerë të këtij sektori të cilët furnizohen në linjat e tensionit 6/10/20 kv, nëpërmjet furnizimit te tyre nga operatoret shtetërore ose përmes një instrumenti financiar kompensimi.
4. Qeveria të krijojë një instrument financiar kompensimi për subjektet prodhuese që furnizohen në tensionin 35 dhe 110 kv për të qenë në të njëjtat kushte si konsumatorët e tjerë në linjat e furnizimit 6/10/20 kv.
5. Të garantohen parametrat e cilësisë së furnizimit me energji elektrike/sipas standardeve të BE-se, evitimi i ndërprerjeve të shpeshta të furnizimit, veçanërisht luhatjet e tensionit të rrjetit të cilat janë mbi normat teknike të lejuara nga teknologjitë, makineritë dhe pajisjet e instaluara në biznese.
6. Të stimulohen investimet dhe në Hidrocentrale duke përdorur potencialin e disponueshëm në vend të barabartë me 800/ 1000 Mëp.
7. Të deklarohet nga qeveria data se kur do të bëhet funksionale Bursa Shqiptare e Energjisë;
8. Investimet në prodhimin e energjive të rinovueshme për vetëkonsum, të financohen 50% me kontributin e qeverisë dhe të mbulohen financimet me kredi 100% e vlerës së investimit nga garancia sovrane;
9. Për zbatimin e kërkesave të mësipërme, qeveria të formalizojë ngritjen e një grupi pune në përbërje të të cilit të ketë ekspertë nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe përfaqësues të organizatave të Biznesit.
Lajmi kryesor: