Kriza energjetike, Rama: Të kursejmë energjinë, muajt në vijim do jenë më sfidues! S'duam që ta aplikojmë fashën 800 kWh pas dhjetorit

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për kursimin e energjisë elektrike. Nga Durrësi, ku ishte i pranishëm në inaugurimin e një blloku banesash të rindërtuara, Rama u ndal edhe në krizën energjetike, duke thënë se muajt në vijim do jenë sfidues për shkak se do të rritet konsumi për energjinë.

Kreu i qeverisë tha se janë të vendosur që të mbrojnë familjarët dhe biznesin e vogël. Ndalur në shtyrjen e aplikimit të fashës 800 kWh për familjet, Rama tha se kjo erdhi si rrjedhojë e kursimit të energjisë, reshjeve të shiut, solli përmirësim të situatës energjetike.

“Dua të përfitoj nga rasti se është një kohë e vështirë, inflacioni që ka sjellë lufta ka vështirësuar jo vetëm familjet, por edhe gjithë procesin e zhvillimit të mëtejshëm ku ne sërish kemi shumë besim se do ia dalim siç duhet. Jemi të vendosur ta mbajmë të paprekur çmimin e faturës së energjisë për abonentët familjarë dhe biznesin e vogël. Kjo ka rolin e vetë në frenimin e inflacionit, të cilin e kemi më të ulët në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Kjo kërkon vetëdije, çmimi që ka familja apo biznesi I vogël në fund të muajit nuk është çmimi real. Diferencën mes çmimit në faturë dhe atij real do ta mbulojë qeveria me qëllimin që çmimi të mos rritet por edhe kufizime të mos ketë. Janë dy anë të një rrugë shumë delikate. Ajo që kërkoj nga të gjithë është të kursejmë energjinë sa të mundemi, të mos lëmë dritat ndezur kot. Nëse patëm mundësinë ta shtyjmë aplikimin e fashës 800kËh për t’i lehtësuar të gjithë psikologjkisht, kjo erdhi si rezultat i faktit se nevoja për energji u bë më e vogël se parashikimi. Qoftë kjo për shkak të kursimit apo të reshjeve”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen dhe të mos shpërdorojnë energjinë, pasi muaji nëntor, dhjetor dhe janar priten të jenë të vështirë. Por kreu i qeverisë shtoi se nuk kanë dëshirë që ta aplikojnë fashën 800 kWh pas muajit dhjetor, por kjo do të vlerësohet në bazë të situatës.

Por tetori nuk është muaji më sfidues, pas tij vijnë nëntori e dhjetori me të ftohtin. Ne duam që fasha të jetë një eksperiencë që përfundon me dhjetorin. Të bëjmë të gjithë pjesën tonë. Nëse çdo abonent familjar dhe çdo biznes i vogël nuk shpenzon energjinë kot, ne jemi shumë të sigurt në këtë rrugë kaq delikate, sepse duam me patjetër të mos prekim çmimin apo t’i drejtohemi kufizimeve. Vendet e tjera po rrisin faturat, të gjithë keni të njohur e miq në Itali. Mjafton t’i pyesni për stresin që kanë për shkak të rritjes së faturave të energjisë në tërësi. Kosova ka filluar kufizimet e energjisë dhe aplikimin e fashës. Ne po ndjekim një rrugë të guximshme por edhe të rrezikshme. Për të kaluar rrezikun të gjithë duhet të kontribuojnë. Sadopak në çdo kohë të ditës të kursehet, aq më shumë e garantojmë këtë rrugë. Kam bindjen se me rritjen e menjëhershme të pagave që ka hyrë në fuqi dhe që do jetë realitet në arkën e shumë familjeve, duke filluar që nga pensioni prapë do jetë kjo një lehtësi e ndjeshme në krahasim me inflacionin e luftës”, deklaroi Rama.

Sot, në Golem u dorëzuan çelësat e apartamenteve të reja për qytetarët, streha e të cilëve u shkatërrua dy vite më parë,  duke e çuar në 221 numrin e familjeve, në qytetin e Kavajës, që kanë tashmë një shtëpi të rindërtuar. 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andi: 03/10/2022 18:41

    Eshte nje situate e veshtire por duke kursyer te gjithe bashke do e kalojme me sukses kete krize

    Përgjigju
  • Marjo: 03/10/2022 18:40

    Te gjithe duhet te sensibilizohemi per te kursyer sa me shume energjine elektrike

    Përgjigju
  • Igli: 03/10/2022 18:28

    Te gjithe kemi filluar te ndergjegjesohemi per kursimin e energjis

    Përgjigju
  • Iris: 03/10/2022 18:28

    Duke u bere bashke te gjithe dhe rezultatet do jene me pozitive

    Përgjigju
  • Klea: 03/10/2022 17:59

    Ne ndihmen tone. Kemi per ta perballuar dhe kete krize

    Përgjigju
  • Beni: 03/10/2022 17:58

    E mendojme qe do jene te veshtire por ju do na jepni zgjidhjen me te mire

    Përgjigju
  • Nora: 03/10/2022 17:58

    Gjithmone ne mbeshtetjen tone per te perballuar krizen

    Përgjigju
  • Elti: 03/10/2022 17:56

    Ju na lehtesuat shume qe nuk e rritet cmimin e energjise

    Përgjigju
  • Verioni: 03/10/2022 17:42

    Dakort, ne po kursejme. Hidhni syte nga ndricimi i rrugeve, rrine ndezur dhe gjate dites!

    Përgjigju
  • Lali: 03/10/2022 17:33

    Jeni te papare

    Përgjigju
  • Tipi: 03/10/2022 17:32

    Ta kursejme energjine se e para paguajm me pak dhe e dyta sdo ket nderprerje

    Përgjigju
  • Sara: 03/10/2022 17:24

    Duhet te kursejm qe dhe enerigjia mos te rritet me

    Përgjigju
  • Zenep: 03/10/2022 17:23

    Rama ka te drejte duhet te kursejm sa me shume energji elektrike

    Përgjigju
  • era: 03/10/2022 17:23

    sa mire qe tashme banoret do i kene te gjitha kushtet

    Përgjigju
  • Alban: 03/10/2022 17:22

    bravo zoti rama per kete veprim kaq domethenes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë