BRUKSEL- Eurogrupi mbrëmë vonë miratoi që Greqisë t'i ndahen edhe 9.2 miliardë euro nga pakoja e ndihmës për vendin. Në takimin e tij të fundit si shef i Eurogrupit, Zhan-Klod Junker tha se Greqia i ka plotësuar kushtet për muajin janar dhe se ministrat e financave të eurozonës do të porosisin ndarje të ndihmës financiare.
"Me kënaqësi theksojmë se të gjitha aktivitetet e dakorduara për muajin janar kanë përfunduar", deklaroi Junker. Në deklaratën e ministrave pas takimit të mbrëmshëm thuhet se është sjellë reformë e tatimit të të ardhurave, të përshtatura me çmimet e energjisë elektrike, si dhe çmimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë.
Në dokument përshëndetet edhe angazhimi i Qeverisë greke që nga pranvera ta thjeshtësojë ligjin për tatimin e të ardhurave. Prej 9,2 miliardë euro që do t'i marrë Greqia, shtatë miliardë euro do të shpenzohen për shpenzimet për rikapitalizim.
Në deklaratën e tij të fundit si shef i Eurogrupit, Junker e theksoi nevojën që eurozona t'i mbrojë anëtaret e veta. "Kam admirim dhe dashuri të madhe ndaj Greqisë dhe admirim të madh për Irlandën dhe Portugalinë. Shpresoj se këto vende do të shpërblehen", tha Junker.
Redaksia online
(mia/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com