Aksioner me 24% në këtë kompani është qeveria shqiptare. Në thirrjen e Asamblesë thuhej se kjo ishte bërë "duke marrë parasysh situatën kritike financiare të shoqërisë, të shkaktuar nga autoritetet dhe institucionet shqiptare".
Në rendin e ditës të mbledhjes përfshihej një informacion nga Bordi i Drejtorëve të CEZ Shpërndarje lidhur me humbjet e shoqërisë, të cilat, duke u bazuar në pasqyrat financiare për muajt janar dhe shkurt, veç atyre të vitit të kaluar, rezulton të kenë tejkaluar 50 për qind të kapitalit të regjistruar. Në këto kushte, vijonte njoftimi, kompania vlerëson se nuk ka më fonde për të siguruar pagesën e detyrimeve afatshkurtra ndaj palëve të treta (furnizuesit me energji nga importi), situatë kjo, e shkaktuar si pasojë e shkeljeve, nga autoritetet dhe institucionet shqiptare, mes të tjerash, të marrëveshjes së mbështetjes qeveritare, kuadrit rregullator dhe marrëveshjes rregullatore.
(gk/im/shqiptarja.com)