Kriza, grekët depozitojnë
të ardhurat në Shqipëri

Kriza, grekët depozitojnë<br />të ardhurat në Shqipëri
TIRANE- Bankat shqiptare kanë përjetuar rritjen e depozitave në euro vitin e fundit, si rrjedhojë e zhvendosjes së kursimeve të emigrantëve shqiptarë në Greqi, por tashmë edhe shumë grekët po sjellin paratë e tyre në bankat shqiptare. Bankierët presin që efekti i transferimit të kursimeve nga Greqia drejt Shqipërisë të vazhdojë, sidomos pas lajmit se 3 miliardë euro depozita janë tërhequr nga bankat në Greqi nga frika e zhvlerësimit të kursimit të tyre, si pasojë e mundësisë së rikthimit të dhrahmia.
Që nga fillimi i vitit 2011 deri në fund të marsit 2012, depozitat në valutë në bankat në Shqipëri janë rritur me ritme të shpejta, me rreth 13%. Në vlerë absolute depozitat janë shtuar me 350 milionë euro, ku sipas bankierëve, një pjesë e konsiderueshme e sasive të monedhës së përbashkët që është futur në sistemin bankar shqiptar ka ardhur si rrjedhojë e transferimit të depozitave nga emigrantët greke, teksa ata kanë tërhequr kursimet e tyre nga frika e krizës së borxheve. Një pjesë tjetër e pamatur e valutës ka hyrë në Shqipëri në formën e blerjeve të pasurive të paluajtshme në bregdet, apo qytetet kryesore të vendit. Ndonëse të dhënat e sakta mungojnë, ka vlerësime se depozitat e shqiptarëve në Greqi mund t'i kalojnë 1 miliard euro.

Të dhënat e fundit nga banka qendrore e Greqisë tregojnë se totali i depozitave që zotërohen nga vendasit dhe kompanitë arriti në 165.36 miliardë euro në mars.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës