Parlamenti gjerman pritet të miratojë sot paketën e tretë të shpëtimit për Greqinë. Kancelarja gjermane Angela Merkel duhet të përballet me rebelët brenda partisë së saj të cilët nuk janë dakord për të aprovuar këtë paketë.
Për t’i mbushur mendjen skeptikëve Merkel ka qartësuar se Greqia do të mbikëqyret nga afër gjatë gjithë procesit dhe do ti shlyejë të gjitha kreditë që i detyrohet shtetit gjerman.
Edhe pas fjalëve të saj ekziston akoma ende një pakicë e konsiderueshme brenda CDU, të cilët mund të votojnë kundër paketës së shpëtimit prej 86 miliard eurosh. Ata mendojnë se Greqia nuk do të ketë mundësi të shlyejë borxhet e mara, duke u bazuar në raportin e FMN, e cila ka parashikuar dështimin e paketës së tretë të ndihmës për shtetin Helen.
Deri më tani disa nga parlamentët e rëndësishëm të eurozonës si Spanja , Austria dhe Estonia kanë dhënë aprovimin e tyre për dhënien e ndihmës, ndërkohë vetë parlamenti grek është ende i ndarë përsa i përket kushteve të paketës së tretë të shpëtimit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com