Kriza greke, MF-BSH-FMN:
Efekte minimale, rreziku i ulët

Kriza greke, MF-BSH-FMN:<br />Efekte minimale, rreziku i ulët
TIRANE - Bankat greke në Shqipëri janë tërësisht të shkëputura nga institucionet mëmë në Greqi, gjë që shmang çdo rrezik për depozitat dhe kursimet e shqiptarëve në këto subjekte. Në një dalje të përbashkët për shtyp, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ministri i Financave, Ministri i Ekonomisë dhe kreu u Misionit të FMN në Shqipëri theksuan se kriza e thellë financiare greke zgjat prej 5 vitesh dhe nuk përbën aspak lajm të ri, shkak për të cilin shteti shqiptar ka pasur kohë të marrë të gjitha masat për të shkëputur filialet greke nga bankat mëmë, të cilat aktualisht funksionojnë tërësisht si shoqëri të pavarura.


Cani: Efektet e krizës greke në Shqipëri, minimale 
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani foli në konferencën e përbashkët me FMN-në edhe për faktorët negativë që mund të prekin ekonominë shqiptare për shkak të krizës greke. Ndërsa vuri në dukje se gjitha do të varet nga qëndrimi i Greqisë, Cani theksoi se efektet negative të krizës greke në Shqipëri janë nën kontroll.

“Rastësi që vijmë në këtë konferencë me ndodhitë atje. Efektet e krizes greke në Shqipëri janë nën kontroll. Ajo çfarë po ndodh në Greqi nuk është lajm, kemi 5 vjet që ekonomia po përshtatemi me këtë fenomen.”- tha Cani.
 
Duke folur për pasojat ai tha se mund të ketë që ulja e fuqisë blerëse në Greqi mund të ndikojë te eksportet tona, por vuri në dukje se sistemi bankar në Shqipëri nuk do të preket dhe se të gjithë treguesit veçanërisht për bankat greke tregojnë se kanë qëndrueshmëri.

“Mundet që ulja e fuqisë blerëse mund të ndikojë tek eksportet tona. Ne gjykojmë se bankat me kapital greke janë nën kontrollin e autoriteteve shqiptare. Kemi zhvilluar takime me BSH dhe autoritet e tjera financiare. Të gjithë treguesit veçanërisht për bankat greke tregojnë se kanë qëndrueshmëri.”- tha Cani duke shtuar se “Në tërësi janë një mori faktorësh që do të japin në ekonominë tonë efekte shumë të limituara dhe të kontrolluara. Po e ndjekim me kujdes situatën. Minimozojmë çdo risk që mund të shfaqet.”
 
Ndërkohë që në fillim të fjalës së tij Cani foli për ecurinë e ekonomisë shqiptare ku theksoi se rritja për vitin 2015 pritet të jetë diçka më e ulët se 3 %, rreth 2.7%.



FMN: Në gjykimin tona ndikimi nga kjo krizë për Shqipërinë është fare i ulët
Përfaqëuesi i Misionit të FMN-së në Shqipëri Nadeem Ilah tha se kriza greke nuk do ketë ndikim në ekonominë shqiptare. Sistemi Bankar Shqiptare tashmë është likuid tha ai dhe kriza greke nuk do i prekë ato. Vetëm të ardhurat që vinin nga emigracionin në vendin tonë, ku një pjesë e tyre vinin nga Greqia do ndikohen nga kjo krizë, por edhe ky ndikim do kalojë pas një kohe fare të shkurtër.

“Përsa i përket krizës Greke. Kemi biseduar me autoritetet shqiptare për ndikimin që mund të ketë kriza Greke veçanërisht në sektorin bankarë. Dhe ajo nuk do ti prekë fare ato sepse bankat në Shqipëri janë tashmë likuide. Edhe bankat greke në Shqipëri kanë një pavarësi nga bankat e tyre mëmë. Edhe nëse do të paraqitej ndonjë rrezik ai do të ishte shumë i ulët.
Dërgesat e emigrantëve kanë qenë të rëndësishme në ekonominë shqiptare. Një pjesë e tyre vinin nga Greqia dhe në këtë pjesë do të ndikojë kriza Greke, por edhe kjo kalon me kalimin e viteve. Në gjykimin tona ndikimi nga kjo krizë për Shqipërinë është fare i ulët",
- tha Ilah.

Ilah tha se ekonomia shqiptare vijon të ketë progres, e cila pritet të vijojë gjatë gjithë vitit.

“Sipas medimit tonë programi ekonomik i Shqipërisë vijon të ketë progres. Ka rimëkëmbie ekonomike e cila pritet të vijojë gjatë gjithë vitit në shkallën 2.7 %”, - tha ai.

Më tej, ai u ndal mënyrë të veçanë në sektorin bujqësorë, ku u shpreh se pritet një rimëkëmbie edhe në këtë sektor.

“ Pritet një rimëkëmbie edhe në sektorin e bujqësisë në muajt e dytë të vitit”, - tha Ilah.
 

Ai u ndal tek buxheti, ku tha se ka patur një mosrealizim për periudhën Janar-Maj. Shqipëria duhet të ketë konsolidim fiskal dhe për këtë ne do vijojmë bisedimet tona.

“Në përgjithësi qeveria i ka përmbushur objektivat. Ka pasur një mosrealizim për periudhën Janar-Maj, kjo për shkak të krizën me naftën. Kjo është diskutuar dhe do shikohet edhe me ekspertët se ku janë këto dobësi. Shqipëria duhet të ketë konsolidim fiskal dhe për këtë ne do vijojmë me bisedimet tona. Për këtë kemi biseduar edhe me Bankën e Shqipërisë. Reformat në sektorin energjetik tashmë kanë filluar. Në këtë sektor mbeten sfida të mëdha ndaj dhe ne do donim të nxisnim qeverinë për arritjen e reformave në kohë edhe për këtë sektor”, - tha ai

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!