Rrezatimi i diellit, çfarë rreziku sjell për lëkurën, shikimin dhe jetën! Si të mbroheni

Rrezatimi i diellit, çfarë rreziku sjell për lëkurën, shikimin dhe jetën! Si të mbroheni

Nëse rrini të pambrojtur nën dritën e diellit të fortë të verës, do të vendosni veten në rrezik.

Rrezet e forta të diellit ndikojnë shumë për dëmtimin e lëkurës, dëmtimin e shikimit dhe tumoret e lëkurës. Kjo është arsyeja pse është tejet e rëndësishme për shëndetin tuaj që të mbroni veten kur dilni nga shtëpia sidomos gjatë verës.

Dëmet nga rrezet ultraviolet në lëkurë

Ekspozimi ndaj diellit shkakton shumë ndryshime në lëkurë, duke dëmtuar fibrën e quajtur elastinë. Kjo bëhet shkak që lëkura të rrudhoset, të varet dhe të humbasë aftësinë e saj për t’u kthyer në vendin e vet.

Rrezet e dëmshme gjithashtu shkaktojnë njolla të verdha të lëkurës, nishane, rrudha, tumore dhe dëmtim të enëve të vogla të gjakut nën lëkurë. Kjo i bën njerëzit që kanë kaluar shumë kohë në diell të duken shumë më të vjetër në moshë se sa janë me të vërtetë.

Dëmet e diellit dhe rreziku i rritur i kancerit të lëkurës

Kanceri i lëkurës ndodh kur ngjan rritja e pakontrolluar e qelizave anormale të lëkurës. Dielli është shkaku kryesor i kancerit të lëkurës, i cili tani është bërë më i zakonshmi nga të gjitha tumoret.

Shumë studime provojnë se shumica e tumoreve të lëkurës mund të shmangen në mënyrë efektive duke parandaluar dëmtimin e diellit. Ka shumë lloje të ndryshme të tumoreve të lëkurës, por melanoma është më e rrezikshmja.

Ajo mbart rrezikun e përhapjes në pjesë të tjera të trupit, dhe nëse nuk kapet herët, mund të jetë vdekjeprurëse. Nëse vëreni se keni një nishan që ka ndryshuar ngjyrën, madhësinë ose formën, atëherë duhet të kontrolloheni nga një mjek.

Mbrojtja e duhur nga dielli 

Mbi të gjitha mbroni kokën duke përdorur një kapele. Kapelja nuk është një zgjidhje vetëm për moshat e treta, por një domosdoshmëri për çdo moshë nëse doni të mbroni shëndetin tuaj.

Sidomos duke marrë parasysh rrezatimin e fortë të diellit në ditët e nxehta të verës, kapelja është një mbrojtëse e duhur për kokën, flokët dhe fytyrën.

Mund t’ju duket luks, por edhe përdorimi i kremit me faktor mbrojtës kundër diellit këshillohet si tejet i nevojshëm për mbrojtjen e lëkurës.

Ju gjithashtu duhet të shmangni të qënit nën rrezet direkte të diellit gjatë mesditës, pasi kur rrezet ultraviolet janë më të forta, ju keni rrezikun më të lartë të dëmtimit nga dielli.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë