Presidenti i Këshillit të Europes Donald Tusk në një intervistë për gazetën greke ‘Kathimerini’ ka folur mbi arritjen e marrëveshjes mes Europës dhe Greqisë si dhe rrefen disa nga prapaskenat e takimit 17 orësh mes palëve.
Një ndër prapaskenat e rrefyera nga Donald Tusk ishte edhe fakti se Greqia ishte pranë daljes nga eurozona për 2.5 miliardë Euro. Ai tregon se ministri grek i Financave dhe grupi i tij pasi analizuan situatën, pranuan së bashku me Kryeministrin Tsipras marrëveshjen, por vetëm me disa ndryshime të vogla që nuk kishin rëndësi të madhe.
Gjithashtu ai foli edhe per referendumin ku tha se : “Referendumi forcoi Kryeministrin Tsipras në vend, por dobësoi Greqinë në BE dhe se nga përgjigjia e referendumit Tsipras mund të duket më i fortë, por në fakt e dobësoi shumë lidhjen e BE-së me Greqinë dhe kreditorët”.
Tusk nuk la pa prekur edhe faktin se marrëveshja u quajt si “marrëveshje poshtërimi” ku ai ishte kundër këtij epiteti te vendosur dhe tha se: “ Marrëveshja nuk është poshtërim për Greqinë dhe përsa i përket diskutimeve për poshterimin dhe dinjitetin, i konsideron si të pavenda.
Ai nënvizoi se “Tsipras negocioi me sukses për 80 miliardë Euro dhe ia doli me sukses te merrte kredinë nga BE dhe FMN. Ai shprehet i kenaqur me marrëveshjen dhe tha se “marrëveshja shmangu kaosin dhe falimentimin e Greqisë”.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com