Kriza Greqi -Turqi/ Të hapur për dialog... por pretendimet mbeten (VIDEO)

Të hapur për dialog, por asnjëra palë nuk pranon të heqë dorë nga pretendimet e veta,-  ka qenë ky rezultati i takimeve të ministrit të jashtëm gjerman, me ministrat e jashtëm turk dhe Grek. Pritet takimi i së premtes i ministrave të jashtëm të BE, për të zbutur tensionet në Mesdheun lindor.

Situata në Mesdhe nuk po gjen zgjidhje as pas vizitave të Ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas në Turqi dhe Greqi, ditën e djeshme. Synimi i Maas ishte ngritja e urave të dialogut mes dy vendeve, për ti dhënë fund sipas tij “Luftës me zjarrin”, por pas deklaratave të dy ministrave kjo gjë duket të jetë ende larg. 

Në përfundim të takimit mbajtur dje,  Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u shpreh se vendi i tij është pro dialogut me Turqinë, por "Greqia do të mbrojë sovranitetin e vet dhe të drejtat e saj sovrane, pa arrogance dhe kërcënime”. 

Pas Athinës, Maas udhëtoi në drejtim të Ankarasë ku ai u takua me Ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, i cili në përfundim të takimit i bëri thirrje Greqisë të mos ndërmarrë asnjë hap të gabuar sepse Turqia do të kundërpërgjigjej, duke theksuar edhe njëherë se Turqia nuk kishte ndërmend të tërhiqej në Mesdhe.

Ministri turk gjithashtu akuzoi Greqinë se ajo është shkaktare e përshkallëzimit të tensioneve dhe se ata ishin të gatshëm të dialogonin me çdo vend përveç Republikës Qipriote të cilën ata nuk e njohin.

Në përfundim të konferencës ministri gjerman u shpreh se përshkallëzimi i situatës, nuk i shërben asnjërës palë, as Turqisë, Greqisë apo BE.

Të premten mbetet në duar të ministrave të jashtëm të BE-së për ti dhënë zgjidhje situatës, e cila që prej 10 gushtit kur anija kërkimore turke filloi misionin e saj në Mesdheun Lindor, ka parë përshkallëzim të vazhdueshëm të tensioneve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi