Kriza Greqi-Turqi/ NATO lajmëron nisjen e dialogut mes dy vendeve, Athina e përgënjeshtron

Kriza Greqi-Turqi/ NATO lajmëron nisjen e dialogut mes dy vendeve, Athina e përgënjeshtron

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi se Greqia dhe Turqia kanë vendosur të fillojnë bisedimet teknike për të zgjidhur mosmarrëveshjet në lidhje me Mesdheun lindor.

"Pas diskutimeve të mia me liderët grekë dhe turq,  të dy vendet kanë vendosur të fillojnë një dialog në NATO për të gjetur një zgjidhje për tensionet".

Pas pak, megjithatë nga Athina erdhi një mohim i prerë ndaj pretendimeve të Stoltenberg

"Informacioni mbi bisedimet e pretenduara teknike nuk korrespondon me realitetin. Vetëm tërheqja e menjëhershme e të gjitha anijeve turke mund ta rikthejë situatën" thanë disa burime greke

Në themel të keqkuptimit, duket se është një dokument përmbledhës që Stoltenberg iu dorëzoi delegacioneve të përhershme të dy vendeve, me disa pika në lidhje me zbutjen e tensionit dhe që kreu i NATO-s, sipas Athinës,  e ka prezantuar si fillim dialogu.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ndërkohë, i përsërit Kancelares Gjermane, Angela Merkel, se mbështetja e dhënë nga disa vende për "pozicionin egoist dhe të padrejtë" të Greqisë në Mesdheun lindor është e papranueshme.

Një lëvizje e mëtejshme është njoftimi se Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, do të vizitojë Qipron të martën e ardhshme, më 8 shtator, për t'u takuar me homologun e tij, Christodoulides.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja