Kriza, Haradinaj: Do t’i kërkojmë
Brovinës të mbledhë Kuvendin

Kriza, Haradinaj: Do t’i kërkojmë<br />Brovinës të mbledhë Kuvendin
PRISHTINE - Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se do t’i drejtohen kryesueses së seancës Flora Brovina për të vijuar senacën e ndërprerë muaj më parë, duke shtuar se zgjidhja e ngërçit gjendet vetëm në Kuvend, e jo në takime të përbashkëta siç pretendon presidentja Atifete Jahjaga.
 
Pretendenti për kryeministër, Haradinaj përmendi në fjalën e tij pas mbledhjes, kryeministrin ende në detyrë Hashim Thaçi, presidenten Atifete Jahjaga dhe Gjykatën Kushtetuese se janë bërë bllok dhe nuk po lejojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
 
“Për ngërçin politik fajtor është Hashim Thaçi, sepse kohëzgjatja e këtij ngërçi varet nga vetë ai”, tha Haradinaj, ndërsa nuk sqaroi nëse do t’i drejtohen vetë Kushtetueses për sqarim të pikës 127 të aktvendimit të saj, refuzuar nga pak ditë më parë nga Jahjaga.
 
Ndërkaq, kjo e fundit pritet të marrë një vendim për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nëse liderët nuk do ta arrijnë një marrëveshje, por pa vënë një afat konkret. “E ritheksojmë edhe njëherë faktin se, nëse liderët e partive politike në vend nuk ofrojnë asnjë zgjidhje dhe nëse zgjedhjet shihen si e vetmja alternativë e mbetur, atëherë duhet të shihet mundësia që vendi të nxirret nga kjo situatë e pamundshme”, ka thënë zëdhënësi i Jahjagës, Arbër Vllahiu.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat