Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, paraqiti sot propozimet e tij duke paraqitur kuotat për pranimet e refugjatëve në Europë si një zgjidhje e mirë për krizën që tashmë po mer përmasa realisht të mëdha. Juncker gjatë seancës së sotme tha se duhet të ndihmohen refutgjatët pasi po largohen nga luftrat apo diktatura duke paraqitur një plan për shpërndarjen e 120 mijë refugjatëve në BE, një hap i parë sipas Gjermanisë, që kërkon krijimin e një sistemi kuotash pa limite.

Gjatë propozimit të tij Juncker u kundërshtua nga politikanët europian të Britanisë të cilët janë shprehur kundër kësaj ndihme,ndërkohë që Gjermania është shprehur e gatshme për të pranuar këto kuota ka ende shumë vende të Europës që nuk e pranojnë këtë si një zgjidhje e mundshme.

Pjesën më të madhe do ta merrnin Gjermania, Franca dhe Spanja, të ndjekura nga Polonia, Holanda, Rumania, Belgjika dhe Suedia. Ndërkohë që mijëra refugjatë nga Siria dhe vende të tjera të shkatërruara nga lufta marrin rrugën nga Hungaria për në Gjermani dhe destinacione të tjera të Evropës perëndimore, mijëra janë bllokuar në Greqi dhe Maqedoni, pa asnjë shenjë se kur mund të lëvizin.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se rreth 30,000 emigrantë kanë mbërritur në Greqi, prej të cilëve vetëm në ishullin Lesbos janë 15 deri në 18 mijë, ndërkohë që 7 mijë refugjatë sirianë ndodhen në Maqedoni. 

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)