TIRANË- Plani i Partisë Demokratike anti COVID është bërë "mollë sherri", duke përplasur sërish në distancë tre aktorët politik kryesor në vendim kryedemokratin Lulzim Basha, kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. E gjitha nisi nga pas thirrjes së Bashës nga Durrësi, i cili tha se Rama duhet të lërë propagandën, por të vë në zbatim planin e PD-së.

"Cila është përgjigja e qeverisë për këtë krizë. 0 përgjigje. Shumicën e kohës e harxhon duke iu përgjigjur planit tonë. Ftesa që kam sot është t'i japin fund propagandës dhe të marrin planin  tonë me 5 pika dhe ta aplikojnë", tha Basha.

Nuk nguroi në përgjigjen e tij kryeministri Edi Rama, i cili nuk nguroi që të përfshinte në reagim as presidentin Ilir Meta, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, si edhe ish- ish kryeministrin Sali Berisha.

"Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP", shkruan Rama. 

Duke qenë se iu përmend emri, Meta nuk ia kurseu përgjigjen Edi Ramës, por fajësoi edhe opozitën. "Profeti i kokoshkave t'i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill.  Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve", shkruan Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:17
Rama i tha makinist, Meta: Profeti i kokoshkave t'i lërë batutat bajate! Për situatën e rëndë psikike e ka prap opozita e bashkuar se ajo ia la fushën bosh

1563266415_metaa.jpg

Presidenti Ilir Meta është përfshirë në "lojën" e akuzave dhe kundër akuzave mes Bashës dhe Ramës, Ka qenë ky i fundit që i tha "makinist në tramvajin ku Basha është pasagjer vip", për të cilën Meta nuk i kurseu një përgjigje.

"Profeti i kokoshkave t'i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill.  Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve", shkruan Meta.

Ora 12:49
'Tramvaj me Metën makinist ti pasagjer VIP'/ Basha-Ramës: Gërrvërret prej palaçoje s'e mbulojnë dështimin tënd

1591096256_basha.jpg

Plani i PD-së për rimëkëmbjen ka përplasur në distancë kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha, Ky i fundit i ka kthyer përgjigje ironisë së kreut të qeverisë. "Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë", shkruan Basha.

Ora 11:59
Rama: Programi i PD një tramvaj me shalqi që s'piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe Lulin pasagjer VIP

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i cili nga Durrësi i bëri thirrje që të pranojë programin e PD-së për rimëkëmbjen. Rama i është përgjigjur me ironi.

"Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP", shkruan Rama.