ATHINE – Kryeministri grek Lucas Papadhimos deklaroi sot për herë të parë se ka që në muajin nëntor që sakrifikon rrogën e tij. Siç bënë të ditur mediat greke, çështja u bë e njohur gjatë një konference për shtyp që Papadhimo po mbante në Bruksel kur ai u pyet nga një gazetar gjerman.

Kreu i qeverisë helene shpjegoi se kishte marrë një vendim të tillë për shkak të krizës financiare që ka goditur vendin e tij. Një veprim që është ndjekur edhe nga presidenti i Republikës, Carolos Papulias, siç u bë e ditur në mes të muajit shkurt, në shenjë solidariteti me popullin grek.

Mediat greke nuk harruan të theksojnë se Kryeministri Papadhimos ka qënë më parë edhe ish-president i Bankës Qendrore Europian si dhe guvernator i Bankës së Greqisë. Ai gjithashtu ka qënë edhe profesor në Harvard para emërimit të tij në detyrën aktuale, në të cilën ndodhet që prej 11 nëntorit të kaluar kur ish-kryeministri socialist Jorgos Papandreu dha dorëheqjen. (im/shqiptarja.com)