Kriza/ Lideri i Ukrainës: S'shohim tërheqje të trupave ruse nga kufiri! NATO: S'ka qetësim të situatës në terren! Rusia: Pozitive që Biden dëshiron të vazhdojë bisedimet

Kriza/ Lideri i Ukrainës: S'shohim tërheqje të trupave ruse nga kufiri! NATO: S'ka qetësim të situatës në terren! Rusia: Pozitive që Biden dëshiron të vazhdojë bisedimet

Vladimir Putin dhe Presidenti i Ukrainës, Voldymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës ka dhënë reagimin e tij të parë ndaj raporteve nga Rusia se po tërheq disa nga trupat e saj nga kufiri. Në një intervistë për BBC, Voldymyr Zelensky thotë: "Të jem i sinqertë, ne reagojmë ndaj realitetit që kemi dhe nuk shohim ende ndonjë tërheqje. Sapo kemi dëgjuar për të."

Ai thotë se mendon se "të gjithë njerëzit normalë presin de-përshkallëzimin".

“Sa i përket kërcënimit, e kam thënë shumë herë se jemi të qetë për çdo kërcënim sepse kujtojmë se e gjithë kjo nuk ka nisur dje. Kjo ka shumë vite që po ndodh”, shton ai.

Po ashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se duket se Rusia po vazhdon të vendosë trupat e saj ushtarake në kufirin me Ukrainën, pavarësisht pretendimeve.

“Ne kemi dëgjuar shenja nga Moska për gatishmërinë për të vazhduar përpjekjet diplomatike, por deri më tani nuk kemi parë ndonjë de-përshkallëzimi në terren. Përkundrazi, duket se Rusia vazhdon ngritjen ushtarake. Ne do të vazhdojmë t'i përcjellim një mesazh shumë të qartë Rusisë se jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë me ta, por në të njëjtën kohë jemi të përgatitur për më të keqen", tha ai.

Nga ana tjetër, duke i qëndruar deklaratave për tërheqjen e trupave, Rusia ka treguar shenja të zbutjes së toneve, teksa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se është "pozitive" që presidenti amerikan Joe Biden dëshiron të vazhdojë bisedimet për krizën në Ukrainë.

“Është pozitive që edhe presidenti amerikan po vë në dukje gatishmërinë e tij për të nisur negociata serioze”, tha Peskov.

Komentet e Peskov erdhën vetëm disa orë pasi Biden mbajti një fjalim mbi situatën gjeopolitike që po luhet në Evropën Lindore.

Biden tha se ka "shumë hapësirë ​​për diplomaci" me Rusinë që mund të shmangë një konflikt në Evropë dhe përcaktoi zonat ku Uashingtoni dhe Moska mund të vazhdojnë të bisedojnë.

Biden gjithashtu u bëri thirrje drejtpërdrejt qytetarëve rusë, duke u thënë atyre "ju nuk jeni armiku ynë". Kremlini i mirëpriti këto komente.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:01
Këshilli Europian mblidhet nesër për tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës

Të gjithë anëtarët e Këshillit Europian do të mblidhen ditën e nesërme në një takim për të diskutuar lidhur me zhvillimet më të fundit për situatën mes Ukrainës dhe Rusisë. Lajmi u dha nga zëdhënësi i KiE, Barend Leyts.Takimi i tyre pritet të zgjasë një orë dhe do të nis në 12.30 me orën lokale.

"Përpara takimit të nesërm të Këshillit të Europës, do të ketë një takim jozyrtar një orësh të anëtarëve të KiE në orën 12:30 (lokal) mbi gjendjen e zhvillimeve më të fundit në lidhje me Rusinë/Ukrainën,” tha zëdhënësi i Këshillit në një deklaratë.

Ora 14:36
Rusia nuk tërhiqet: NATO ta deklarojë publikisht se nuk do e integrojë Ukrainën

1645018610_natoblahblahblah3963285.jpg

Rusia do të insistojë që NATO të deklarojë publikisht se nuk do ta pranojë Ukrainën si anëtare. Qëndrimi është përsëritur sërish sot nga Konstantin Gavrilov, kreu i delegacionit rus në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

“Rusia do të insistojë që NATO të shpallë publikisht refuzimin për të pranuar Ukrainën në radhët e saj”, tha Gavrilov të mërkurën në seancën plenare të Forumit të OSBE-së për Bashkëpunimin e Sigurisë në Vjenë.

“Kiev, nga ana tjetër, duhet të shpallë statusin e tij neutral, të paangazhuar, siç parashikohet në Deklaratën mbi Sovranitetin Shtetëror të Ukrainës të 16 korrikut 1990”, shtoi Gavrilov.

Ndalimi i anëtarësimit të Ukrainës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut është një nga tre kërkesat kryesore të Rusisë ndaj SHBA-së dhe aleancës së NATO-s, së bashku me ndalimin e zgjerimit të mëtejshëm në lindje të aleancës dhe kthimin e infrastrukturës ushtarake të NATO-s në pozicionet e vitit 1997. Ukraina është e angazhuar përmes një amendamenti kushtetues për anëtarësimin në NATO.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut