Referuar krizës politike ku ndodhet vendi pas bojkotit të opozitës, kryetari i LSI, Meta gjatë një takimi me vajza dhe gra të Njësisë administrative 1 në Tiranë u shpreh se vendi ka nevojë për një politikë që kujdeset dhe zgjidh hallet e qytetarëve dhe jo për konflikte apo frymë përjashtuese.
“
Ne duam një politikë ku shoqëria, debati, vendimmarrja të përqendrohen te çështjet dhe te zgjidhja e tyre.
Nëse ne do të ecim me paragjykime dhe me frymën e përjashtimit ne do të mbetemi këtu ku jemi që diskutojmë në 27 vjet demokraci a do kemi zgjedhje apo jo, si do bëhen zgjedhjet”.
Meta ka vlerësuar rolin e grave e vajzave në familje dhe shoqëri, teksa rikonfirmoi bindjen e tij për rritur rolin e gruas në vendimmarrje.
“
Fuqizimi i gruas, është fuqizimi i familjes, është fuqizimi i vlerave më të mira të shoqërisë sonë. Gruaja dhe nëna është bërthama e familjes, është bërthama e shoqërisë dhe padyshim që është edhe kolona vertebrale e atdheut.
Ne besojmë te këto vlera pasi janë të rëndësishme për një shoqëri të përgjegjshme, për një familje të përgjegjshme dhe të shëndetshme dhe për t’i vënë një fre këtij egoizmi të sotëm”, - u shpreh Meta
Gjithashtu, Kryetari i LSI-së e vuri theksin te rëndësia që ka kontributi për paqen sociale në vend që e ka burimin te qetësia e çdo familjeje shqiptare.
“
Ne do të ecim në këtë rrugë të fuqizimit të grave, të fuqizimit të vajzave dhe absolutisht që këtë mesazh pozitiv që ne japim, që kontribuon për paqen sociale në vend dhe paqja sociale fillon te paqja e çdo familjeje, te qetësia e çdo familjeje.
Aty është burimi edhe i qetësisë dhe i normalitet dhe i harmonisë në një shoqëri, kërkon pikërisht këtë investim këtë fuqizim të gruas, të nënës dhe të vajzës shqiptare”, - deklaroi ndër të tjera Kryetari i LSI.
Të pranishme ishin edhe Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, Zv/Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Adela Shera Karapici, etj.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
83.5%
-
E Komitetit Olimpik
12.2%
-
E qeverisë
4.3%
Vota total: 8941
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DASH: SHBA nuk është përfshirë në asnjë aspekt të operacionit ukrainas brenda Rusisë
13 Gusht, 22:58
-
Ju kishte munguar? Rihanna do të rikthehet me albumin e 9-të
13 Gusht, 22:53
-
Putin rithekson mbështetjen e Moskës për palestinezët në takim me Abassin
13 Gusht, 22:45
-
Princi Leka i drejtohet altarit sërish? Ja ‘konfirmimi’ i fotografes Blerta Celibashi
13 Gusht, 22:30
-
'Të fortët me imunitet ia morën jetën', Sula për vrasjen në Pogradec: Institucionet të mos e ‘vrasin’ për herë të dytë
13 Gusht, 22:28
-
'Fakte jo reale', në gjykatë, kronistët e luftës së Kosovës mohojnë shkrimet
13 Gusht, 22:24
-
'Dyfishi i vjetshëm', Rama publikon videon me pronaren e biznesit në Dhërmi dhe çiftin nga Kosova: Jemi gjithmonë këtu në Shqipërinë e dashur
13 Gusht, 22:19
-
Vapë përvëluese, 7 mijë familje në Kukës përballen me mungesë uji! Banorët: Vjen vetëm 3 orë në ditë, situatë e papërballueshme
13 Gusht, 22:18
-
‘Zgjedhorja’/ Ku kanë ngecur palët politike? Sfidë depolitizimi i administratës zgjedhore! Financimi i partive e shitblerja e votave kërkojnë adresim
13 Gusht, 22:12
-
Kosovë/ Zëvendësministri i Infrastrukturës publikon raportin: Ura mbi Ibër është stabile, e qëndrueshme e funksionale
13 Gusht, 22:10
-
Devolliu që mashtroi me të dhënat e diplomates në Ambasadën e SHBA-së! Gjykata lë në arrest me burg mashtruesin që futi në kurth gjithë arsimin
13 Gusht, 21:58
-
Ukraina merr 4.2 miliardë euro nga BE
13 Gusht, 21:55