OECD (Organizata për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik) ka bërë të ditur se kriza në Eurozonë është i vetmi kërcënim madhor për ekonominë botërore. Sipas OECD, 17 vendet e BE-së të cilat përdorin euron do të kenë një rënie të mëtejshme të ekonomisë. Ndërkohë që sipas parashikimve të kësaj organizate për SHBA-në rezulton krejt e kundërta pasi parashikohet që ekonmia e saj të rritet me 2.4 % këtë vit dhe me 2.6% në vitin 2013. Kreu i OECD, Pier Carlo Padoan është shprehur se, kriza në Eurozonë mbetet rreziku i vetëm madhor për ekonominë botërore. Gjithashu nga kjo organizatë u bë e ditur se situata aktuale ekonomike në Eurozonë do të ketë pasoja të rënda për të gjitha vendet e tjera të botës. Sipas kësaj organizate parashikohet se, në UK do të ketë një rritje ekonomike me 0.5% dhe me 1.9% në vitin 2013. Në bazë të këtyre parashikimeve kjo organizatë ka bërë thirrje që Banka Europiane duhet të tregohet e kujdesshme për ruajtjen e balancave dhe të investimeve.
(s.ç/ shqiptarja.com)