Kriza në Eurozonë, si mund
të mbijetojnë fasonistët shqiptarë?

Kriza në Eurozonë, si mund <br />të mbijetojnë fasonistët shqiptarë?
Kriza në eurozonë ka vënë në vështirësi të mëdha industrinë me material porositësi në Shqipëri. Në tremujorin e parë ajo eksportoi një prodhim 30 % më të ulët se vitin e kaluar dhe shkurtoi rreth 25% të të punësuarve.

Në tregjet e vendeve të eurozonës, konsumatorëve u ofrohen edhe veshje apo këpucë “Made in Albania”, madje të markave me emër në fushën e modës. Firma dhe kompani nga këto vende por kryesisht nga Gjermania, Italia dhe Greqia fqinjë përdorin krahun e lirë dhe të kualifikuar të punës në Shqipëri për të prodhuar veshje dhe këpucë me materiale dhe modele të zgjedhura prej tyre. Sipas shifrave zyrtare nga Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve, eksportet e industrisë së fasonit zënë rreth 32% të totalit të eksporteve të Shqipërisë dhe në këtë industri janë të punësuar rreth 110 mijë vetë në të gjithë vendin.Vetëm kompania gjermane “Naber Konfeksion”, që prodhon veshje grash për tregun gjerman që në vitin 1996 ka rreth 700 të punësuar në 6 filialet e saj në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Por kriza në vendet e eurozonës dhe ulja e kërkesave të blerësve nga këto vende kanë vënë në vështirësi këtë industri dhe fasonistët e Shqipërisë. Në tremujorin e parë të këtij viti kjo industri eksportoi 30 % më pak veshje dhe këpucë se vitin e kaluar dhe shkurtoi rreth 25% të të punësuarve. Kjo pasi kontratat dhe porositë për veshje dhe këpucë nga partnerët, kryesisht ato italianë dhe grekë për sezonin e pranverës 2012 ishin më të pakta se vitin e kaluar. Si rrjedhojë më pak kontrata, më pak prodhim, më pak të punësuar për t' u paguar.

Shkurtim i vendeve të punës.
Hektor Kalaja dhe gruaja e tij Linda që prej dy muajsh kanë humbur vendin e punës në një kompani veshjesh italiane.
“Pas 15 vitesh që kemi punuar dhe kemi qepur pantallona xhins, këmisha burrash për kompaninë italiane të veshjeve tani jemi të papunë. Pronari na shkurtoi vendet e punës, mua dhe gruas time. Kemi punuar shumë, më tepër se tetë orë në ditë. Merrnim rrogën, jetonim, përballuam shkollën e lartë të fëmijëve. Po tani çfarë do të bëjmë? Shpresat për rritjen e porosive për sezonin e verës dhe të vjeshtës dhe rikthimin në punë janë të pakta. Si do të na vejë halli tashti” pyet Hektori.
Alternativa e parë është punësimi diku tjetër dhe në mungesë të tij asistenca sociale nga pronari italian.
“Sapo humba punën nisa të kërkoj të gjej një punë tjetër: trokita në zyrat e punës, në ndërrmarje private por nuk kam gjetur asgjë. Pronari thotë se do të na japë për një vit 75% të pagës por deri tani nuk kemi marrë asgjë.” thotë Linda, gruaja e Hektorit.

Nismat e qeverisë italiane dhe greke dhe fasonistët e Shqipërisë
Por fasonistët e Shqipërisë nuk përballen vetëm me frikën e humbjes së vendit te punës. Burime zyrtare nga Shoqata e fasonistëvetë Shqipërisë thanë për DW se situata rëndohet edhe nga nismat mbështetëse të qeverisë italiane dhe asaj greke për nxitjen e ekonomive vendase. Kështu drejtuesit e kësaj shoqate sjellin si argument deklaratat e kohëve të fundit të qeverisë Monti lidhur me mbështetjen financiare ndaj gjithë ndërmarrjeve vendase të tekstilit, për të rritur prodhimin dhe punësimin. Por kjo bashkë me zgjerimin e prodhimit në Itali ka rrezik të sjellë edhe largimin e kompanive italiane me material porositësi nga Shqipëria. Ndërkohë që ulja e pagave të punonjësve grekë ka gjasa të nxisë ndërrmarjet vendase të zgjerojnë prodhimin në Greqi dhe të ulin volumin në Shqipëri. Këtë mundësi e përforcon realiteti i muajve të parë të këtij viti ku për herë të parë partnerët europianë kërkojnë sasi të vogla dhe brenda një kohe shumë të shkurtër. Në këto kushte fasonistët e Shqipërisë i janë drejtuar qeverisë të ndërmarrë nisma që stimulojnë punësimin dhe konkurrencën në prodhimin vendas të veshjeve dhe këpucëve dhe të mos rrisë taksat dhe tatimet për industrinë egzistuese të fasonit.

(Marre nga Deutche Welle)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës