Përshkallëzohet kriza në Jemen. Siç raporton BBC, grupi rebel Houthi, i mbështetur nga njësitë ushtarake aleate, u kanë marrë forcave besnike të Presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi bazën më të madhe ajrore të Jemenit.

Kanalet televizive të rebelëve thonë se ata kanë marrë kontrollin e bazës al-Anad, pranë qytetit portual Aden, në orët e para të së mërkurës.

Ndërkaq, këshilltarët ushtarakë evropianë dhe amerikanë ishin evakuuar për lehtësi javën e shkuar.

Rebelë morën kontrollin e plotë të kryeqytetit në janar, duke e vendosur presidentin nën arrest shtëpie dhe deklaruar që një këshill presidencial prej pesë anëtarësh do të qeveriste vendin.
 
irak

Redaksia Online
(Gre.M./Shqiptarja.com)