Kriza në Maqedoni, gazeta gjermane
krahason Ivanovin me Millosheviçin
Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, me refuzimin që të pranojë rezultatet e zgjedhjeve dhe dhënien e mandatit liderit opozitar, po bën atë që në rajon nuk ka ndodhur që nga rënia e Sllobodan Millosheviçit.
Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, me refuzimin që të pranojë rezultatet e zgjedhjeve dhe dhënien e mandatit liderit opozitar, po bën atë që në rajon nuk ka ndodhur që nga rënia e Sllobodan Millosheviçit.
Kështu shkruan gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ).
"
Nuk është kurrfarë lajmi që sundimi i ligjit dhe ndarja e pushtetit nuk funksionojnë mirë në vendet e Ballkanit. Por, ajo që po ndodh në këto momente në Maqedoni, në rajon nuk ka ndodhur që nga rënia e Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000: që shefi i një shteti hapur të refuzojë të pranojë rezultatet zgjedhore", shkruan gazeta gjermane.
Në tekstin me titull “Në konfuzionin e Shkupit”, “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan se Ivanov është president i Maqedonisë që nga viti 2009, kur ishte zgjedhur me mbështetjen e madhe të kryeministrit të atëhershëm Nikola Gruevski dhe partisë së tij së djathtë popullsitë VMRO-DPMNE. Ndryshe, presidenti i Maqedonisë, George Ivanov sot sërish ka hedhur poshtë mundësinë që t’i japë mandatin liderit opozitar Zoran Zaev nga LSDM.
Ivanov që nga 1 marsi ka refuzuar t’i ndajë mandatin Zaev, duke theksuar se ai ka pranuar platformën shqiptare, e cila sipas mendimit të tij sjell në pyetje interesat themelore shtetërore të Maqedonisë.
Njëkohësisht, në Shkup dhe qytete tjera po mbahen protesta në organizim të Iniciativës qytetare “Për Maqedoninë e bashkuara”, në të cilat kërkohet të hedhet poshtë platforma shqiptare.
Protestat filluan me ftesë të Gruevskit për qytetarët që të “mbrohet shteti”, një ditë pasi që konkurrenti kryesor i tij politik Zaev bëri të ditur se ka shumicën parlamentare, pasi më herët lideri i VMRO-së dështoi ta bëjë një gjë të tillë me partnerin e tij të koalicionit të deri vonshëm, partinë shqiptare BDI.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
25.8%
-
Njësoj
15.1%
-
Më keq
59.1%
Vota total: 4013
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Carlo Bollino: Mbyllja e “Gazetës Shqiptare”, pak hipokrizi, por shumë histori e vlera ikin me të
1 Gusht, 20:01
-
'Shuhet' dashuria! Divorci i çiftit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pranë dorëzimit në gjykatë
1 Gusht, 19:59
-
INVESTIGIMI / Televizioni i Berishës ''Syri'', si punon ende me llogari bankare të bllokuara për evazion tatimor? Prokuroria heton mbi lekët cash që përdoren edhe për të paguar rrogat
1 Gusht, 19:51
-
Paris 2024/ Zhgënjen numri një në botë, një kineze mund Suiatek në tenis
1 Gusht, 19:34
-
Stresi/ Ndikimi i tij tek truri i njeriut! Mënyrat më të mira si ta mposhtni atë
1 Gusht, 19:22
-
Ish-Presidenti Trump ngjall reagime me komentet për identitetin e Nënpresidentes Harris
1 Gusht, 19:17
-
Greqi/ Familja shqiptare përfshihet në aksident automobilistik, humb jetën gruaja! Bashkëshorti dhe vajza në spital
1 Gusht, 18:45
-
Paris 2024/ Boksierja italiane dorëzohet pas 46 sekondash, përballë kishte një 'mashkull biologjik', reagon Meloni: E padrejtë
1 Gusht, 18:41
-
VIDEO/ Chelsea fiton 3-0 në miqësore, Armando Broja luan 27 minuta
1 Gusht, 18:32
-
Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit
1 Gusht, 18:21
-
Zbërthimi i rrjetit kriminal të vëllezërve Çopja, Europol: Goditet grupi famëkeq shqiptar! Gjatë ditës së aksionit 3 ekspertë u vendosën në Tiranë
1 Gusht, 18:19
-
Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj
1 Gusht, 18:00