Kriza në Maqedoni, Hahn: Duhet
shumë kohë për formimin e qeverisë

Kriza në Maqedoni, Hahn: Duhet<br />shumë kohë për formimin e qeverisë
Komisioneri Johanes Hahn nuk e shikon të afërt ditën kur mund të arrihet një marrëveshje politike për të krijuar qeverinë e re në Maqedoni.
 
Nisur nga situata e krijuar, ai pas takimeve që zhvilloi kërkoi që negociatat duhet të zhvillohen me qetësi për të arritur në një marrëveshje solide që garanton të ardhmen.
 
"Ka të bëjë me cilësinë dhe jo shpejtësinë dhe ata duhet të negociojnë, duhet të dëshmojnë pjekurinë e tyre demokratike, duhet të kenë një program të shkëlqyer, bazuar në Marrëveshjen e Përzhinës, përkushtimin në perspektivën evropiane dhe nëse bëhet kështu unë jam shumë i bindur për të ardhmen e vendit. Unë jam gjithmonë optimist" deklaroi ai.
 
Shqiptarët janë faktor kyç në formimin e qeverisë, ndërsa kreu i BDI-së Ahmeti sot ka zhvilluar konsultime me nënkryetarët e partisë por mbledhja e kryesisë ku pritet të merret një vendim, nuk është caktuar akoma.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët