Kriza politike në Maqedoni thellohet nga dita në ditë, ndërsa LSDM ka përsëritur kërkesën ndaj Presidentit të Maqedonisë Ivanov që t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë.
“Programi i qeverisë së re reformuese e garanton karakterin unitar të shtetit dhe siguron zhvillim dhe përparim të vendit, për këtë arsye Ivanov është i detyruar ta respektojë Kushtetutën, t’ia japë mandatin kryetarit Zaev, i cili siguroi 67 nënshkrime për formim të qeverisë dhe të mundësojë transferim të qetë të pushtetit”, thuhet në njoftimin për shtyp të LSDM-së.
Presidenti Ivanov dhe ish-kryeministri Gruevksi kanë kundërshtuar më forcë koalicionin e LSDM me BDI, pasi kushti i shqiptarëve është gjuha shqipe.
Një fakt i tillë ka bërë që Presidenti të mos i japë mandatin opozitarit.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com