E ndërsa vlerësoi emrat e dy minoritarëve në listat e PS, Andrea Markon në Vlorë dhe një kandidate nga Pusteci në Korçë, kryeministri Rama u ndal te situata në Maqedoni.
“Jam shumë krenar për Shqipërinë që kemi, ku respektohen minoritetet dhe duke qenë se shohim me shqetësim atë që ndodh në Maqedoni, shpresoj askush të mos ndihet i provokuar, kur them që një minoritet me pak banor ka përfituar një vëmendje të vecantë.
U kujtojmë fqinjëve maqedonas që shqiptarët nuk janë minoritet, por popullsi shtet formuese të gëzojnë respektin 100% të barabarta me maqedonasit.
Thirrja e përsëritur për qetësi dhe durim dhe për sa më shumë vullnet edhe në këto kushte të vështira për të mos u përfshirë në një konflikt politik dhe shqiptarët të përdoren si alibi, është shprehje e dëshirës sonë që Maqedonia të kapërcejë këtë krizë që përshkallëzohet ku fatkeqësisht lufta për pushtet ka përfshirë si alibi shqiptarët”, tha Rama.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com