SIRI - Komisioneri i Lartë i OKB-së për refugjatët Antonio Guterres tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të gjejë një zgjidhje politike për të ndaluar konfliktin në Siri.

Në konferencën për shtyp në ditën e fundit të vizitës së tij 4 ditore në Turqi, ai ka apeluar, që të gjithë ata që kanë përgjegjësi politike duhet të bëjnë gjithçka të mundshme për të ndaluar dhunë në Siri pasi është një kërcënim i madh për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në gjithë rajonin.

Gjithashtu shefi i UNHCR-së bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për të siguruar mbështetje të mëtejshme për Turqinë e cila në kampet e ngritura në kufirin e saj ka mirëpritur më shumë se 180 mijë sirianë, që janë larguar për t’i shpëtuar regjimit të Bashar Al Assad.

Gjithashtu ndërmjet shefit të Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave dhe Komisarit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, u nënshkrua një marrëveshje me vlerë 3 milionë dollarë për ndërtimin e qendrave të lëvizshme të koordinimit të ndihmave në Turqi.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)