Kancelarja Gjermane Angela Merkel u takua në Kiev me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, për të treguar mbështetjen e Bashkimit Europian dhe për të biseduar mbi zgjidhjen e krizës në pjesën lindore të vendit. Udhëtimi i Merkel në Ukrainë erdhi menjëherë pas lëvizjes së paautorizuar të kamionëve me ndihma Rusë drejt dy qyteteve të mbajtura nga rebelët pro-Rusë, që u konsiderua si një pushtim i Ukrainës.
Poroshenko shprehu falënderime për Bashkimin Europian dhe Gjermaninë për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre dy muajve për të mbrojtur integritetin e territorit të tyre, interesat kombëtare dhe përpjekjet për vendosjen e paqes.
Ndërsa Merkel, u shpreh se shpresonte që do të arrinin të zgjidhnin problemet bilateriale mes vendeve, dhe do të gjenin rrugën e paqes. Është një moment i vështirë por do të sigurojmë bashkimin dhe integritetin territorial të Ukrainës, ka thënë me tej ajo.
Vizita e kancelares Merkel përkoi me Ditën Kombëtare të Ukrainës dhe gjatë pritjes së saj shumë qytetarë protestuan para ambasadës Gjermane për ndihmë të menjëhershme nga NATO, në zgjidhjen e konfliktit ende të ashpër mes separatistëve pro-rusë dhe forcave ushtarake.
Në katër muaj luftime në Ukrainën Lindore janë shënuar më shumë se 2 000 njerëz të vdekur dhe 330 000 të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO