Kriza në Ukrainë, Perëndimi do
marrë sanksione të reja ndaj Rusisë

Liderët europianë do ndërmarrin një sërë sanksionesh të reja ndaj Rusisë, pasi nuk po ndihmon për zbutjen e krizës në Ukrainë, por përkundrazi me veprimet e saj ushtarake në kufi po e acaron edhe më tej. SHBA, Franca, Gjermania, Britania dhe Italia akuzuan Moskën se nuk po e respekton marrëveshjen për çarmatimin e separatistëve në rajonet lindore të Ukrainës.

Ata kanë rënë dakord të punojnë së bashku dhe nëpërmjet G7-s e Bashkimit Europian të koordinojnë hapat shtesë që do të ndërmerren ndaj Rusisë.

Ndërkohë ditën e premte, Ministria i Jashtme e Ukrainës ka bërë të ditur se kishin humbur kontaktet me një grup vëzhguesish të misionit të OSBE në qytetin lindor të Slovianskut dhe sipas informacioneve paraprake mendohet se janë kapur nga separatistët pro-rusë.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme informacioni po verifikohet dhe nëse konfirmohet përbën një krim të rëndë të kryer nga terroristët.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Biden dhe Trump përpjekje për armëpushim në Gazë para 20 janarit

Biden dhe Trump përpjekje për armëpushim në Gazë para 20 janarit