Rebelët pro-Rusë kanë intensifikuar sulmet ushtarake në qytetin e Debaltseve në lindje të Ukrainës dhe vetëm të hënën humbën jetën 9 trupa ushtarake të Kievit dhe 7 civilë. Në këtë zonë po luftohet ashpër me armatime të rënda dhe pamjet tregojnë se rebelët janë të mirëpajisur me predha e deri dhe me tankë.
Sulmet janë përshkallëzuar dhe në qytetin e Vuhlehirsk-ut, i cili është pothuajse i gjithi i shkatërruar pas avancimit të rebelëve. Raportimet nga qeveria e Kievit thonë se shumë kamionë rusë që pretendohet se kanë ndihma humanitare, janë të mbushur me armatime ushtarake dhe rreth 2 mijë ushtarë Rusë dyshohet se po stërviten në afërsi të kufirit rus.
Ndërkohë liderët europianë po përgatitet për nënshkrimin e marrëveshjes së armëpushimit mes Kievit-Moskës-OBS dhe rebelëve pro Rusë, sërisht në Minsk të Bjellorusisë.
Vendimi për një mbledhje të tillë erdhi pas takimeve diplomatike mes kancelares Gjermane Angela Merkel dhe presidentit Francez Francois Hollande, me presidentin e Ukrainës Petro Poroshenkon dhe atë Rus Vladimir Putin, për zgjidhjen e konfliktit dhe arritjen e paqes.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com