Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se SHBA-ja kërkon nga qeveria bjelloruse që t’i japë fund menjëherë shtypjes së protestave opozitare, të cilat janë rezultat i zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit ku Lukashenko fitoi mandatin e gjashtë si president.
Duke folur sot në një konferencë për media, Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara, në konsultim me partnerët tjerë transatlantikë, është duke shqyrtuar sanksione të mundshme ndaj secilit që është përfshirë në abuzim të të drejtave të njeriut në Bjellorusi.
George Kent, që shërben si nën zëvëndës-ndihmës sekretar për politikat ndaj Bjellorusë, është shprehur se SHBA-ja do të vazhdojë të bisedojë me aleatët për t’u koordinuar për sanksionet eventuale ndaj atyre që kanë goditur protestuesit apo ndaj manipulimeve zgjedhore.
Kent, duke folur në një konferencë në Uashington, u shpreh se SHBA-ja dhe aleatët e saj do të kenë përgjigje të ashpër nëse Rusia ndërhyn në Bjellorusi.
“Qeveria e Lukashenko-s ka humbur gjithë legjitimitetin në sytë e popullit bjellorus” – tha George Kent
Qindra mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e Bjellorusisë ditëve të fundit për të protestuar rezultatet e manipuluara zgjedhore. Ata kërkojnë që 66-vjeçari të largohet nga pushteti, të lirojë të gjithë të burgosurit, si dhe të organizohen zgjedhje të lira dhe të drejta.
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
54.1%
-
JO
40.2%
-
NUK E DI
5.8%
Vota total: 2772
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Mbi 'rëndësinë' e pjesëmarrjes së Metës në festën e ambasadës, dhe 'parëndësinë' e SHBA për opozitën
2 Korrik, 19:35
-
SHBA/ 53 emigrantë u gjetën të vdekur në kamion! Shoferi: Nuk e dija që kondicioneri nuk punonte! Dy të akuzuarit rrezikojnë dënimin me vdekje
2 Korrik, 18:35
-
FOTOT/ Yuri Kim bën bashkë politikën shqiptare në ceremoninë për 246-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Të nxisim njëri tjetrin për t'i dhënë formë historisë
2 Korrik, 13:36
-
FOTO +VIDEO/ 246-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, në ceremoninë festive i pranishëm Meta dhe presidenti i sapozgjedhur Begaj! Priten nga Yuri Kim
1 Korrik, 22:16
-
Vjosa Osmani intervistë për CNN: Serbia të shkëputet nga trashëgimia e Millosheviçit dhe ta pranojë pavarësinë e Kosovës! SHBA na ka përkrahur gjithmonë
1 Korrik, 20:47
-
Berisha i ‘rrit’ pazarin Metës për koalicionin dhe ‘prova e forcës’ me SHBA
1 Korrik, 18:51
-
Aktivizohet në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA, Ministri i Mbrojtjes: Forcojmë praninë në misionet e NATO-s
1 Korrik, 16:14
-
Greqia kërkon zyrtarisht të blejë avionë luftarakë F-35 nga SHBA-ja
30 Qershor, 22:34
-
Samiti i G7 – Vendosmëri për përballimin e krizës së shkaktuar nga lufta
30 Qershor, 11:17
-
‘Kthim mbrapa’ nga SHBA-të me vendimin për abortin
30 Qershor, 11:11
-
Lufta në Ukrainë/ Biden: Samit historik, NATO është më e bashkuar! Rusët largohen nga ishulli i gjarpërinjve! Widodo i jep Putinit mesazhin e Zelenskit
30 Qershor, 07:44
-
Ndikimi gjeopolitik i ndalimit të abortit në Shtetet e Bashkuara
29 Qershor, 19:38