BE-ja përgatit listën e zezë të Bjellorusisë ndërkohë që OSBE propozon ndërmjetësim për krizën...reagon edhe Lukashenko

BE-ja përgatit listën e zezë të Bjellorusisë ndërkohë që OSBE propozon ndërmjetësim për krizën...reagon edhe Lukashenko

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë rënë dakort për vendosjen e sanksioneve për 20 zyrtarë bjellorusë, të cilët dyshohen për mashtrim zgjedhor dhe për shtypje të manifestuesve kurse në një momënt të dytë do të vendosnin edhe për presidentin Lukashenko, nëse do të jetë pjesë e kësaj liste.

Në lidhje me vendimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, Presidenti Lukashenko ka premtuar se do të ketë një reagim të ashpër.

"Ata kanë harruar se çfarë është Bjellorusia," - tha Lukashenko teksa shtoi: "Ata mendojnë se mund të na përkulin dhe të na trembnin me tanke dhe raketa. Do të shohim kush frikëson dhe kë. Ne do t'u tregojmë se cilat janë sanksionet".

Ndërkohë, në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, Kryeministri shqiptar Edi Rama në rolin e kreut të OSBE-së, ka propozuar që Organizata të jetë në rolin e ndërmjetësuesve dhe ka kërkuar që shkelja e të drejtave të njeriut në VBjellorusi duhet të marë fund.

Presidenti Lukashenko është duke u përballur prej disa javësh me protestat e organizuara nga opozita që prej rizgjedhjes së tij për një mandat të gjashtë më 9 gusht me 80% të votive, rezultat i kundërshtuar nga opozita e cila akuzon për mashtrim zgjedhor.

Deri tani forcat e sigurisë bjelloruse kanë arrestuar rreth 7 000 persona dhe kanë plagosur me plumba gome qindrra të tjerë, teksa edhe raportohet se të paktën 3 manifestues kanë humbur jetën. Vetëm në protest e organizuara dje u arretuan 180 persona.

Ministri i Jashtëm i Republikës Çeke Tomas Petricek, tha se “Ne kemi marrëveshje të përgjithshme se si do të strukturohet lista dhe kush do të bëjë pjesë pak a shumë në këtë listë”.

I pyetur nëse presidentit të Bjellorusisë do ti ndalohet dhe ngrirje e pasurive, Petricek theksoi se besonte që Lukashenko do të bënte pjesë në këtë listë.

Ministri lituanez i Punëve të Jashtme, Linas Linkevicius theksoi se Lukashenko duhet të jetë në këtë, por ai pranoi se mund të ketë “arsye taktike” për të penguar liderin bjellorus”, ndërkohë që Lituania kishte paraqitur një listë propozim me emrat e 118 zyrtarëve të Bjellorusisë.

Bashkimi Europian ka mbështetur ndërkohë propozimet e OSBE-së për të promovuar dialogun në Bjellorusi, një prej 57 vendeve anëtare të organizatës dhe ka deklaruar se do të ishte e gatshme për të dhënë një asistencë për t’i çuar më tej ato.

Në një takim të veçantë për situatën në Bjellorusi në Vjenë, kryeministri shqiptar Edi Rama, prezantoi argumentet në mbështetje të organizatës për të ndihmuar në lehtësimin e bisedimeve mes Lukashenkos dhe opozitës.

“Që vendi të ecë përpara në siguri të plotë dhe sa më i sigurt të jetë e mundur duhet një mirëkuptim i përbashkët dhe një bashkëpunim reciprok brenda Bjellorusisë”, theksoi Rama.

“Dhe roli ynë duhet të jetë të ndihmojmë në realizimin e kësaj”, shtoi ai.

Por në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje kufizimet për gazetarët si dhe plagosjet dhe humbjen e jetëve të manifestuesve gjatë shtypjes qeveritare duke konfirmuar se imazhi është pak të thuash i tmerrshëm.

“Bjellorusia është këtu, me ne, si një mik, por miqtë duhet t’i kujtojnë njëri-tjetrit të vërtetat e rëndësishme, dhe autoritetet në Minsk duhet ta dëgjojnë këtë”, theksoi ai.

“OSBE-ja është themeluar mbi parimet që përfshijnë respektimin e plotë të demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, theksoi ai. 

Përfaqësuesi i BE-së për diplomacinë, Josep Borrell i kërkoi Moskës të përmbahet nga ndërhyrja në Bjellorusi dhe të respektojë zgjedhjet demokratike” të popullit Bjellorus.

“Nëse Rusia respekton pavarësinë dhe sovranitetin e një kombi, ajo duhet të respektojë dëshirat dhe zgjedhjet demokratike të popullit bjellorus”, theksoi Borrel për shtypin pasi presidenti rus, Vladimir Putin theksoi më herët se ishte i gatshëm për të vendosur forcat ushtarake në këtë vend fqinj.

Ne.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së