Kriza në Bjellorusi/ Ministrja e Jashtme e Suedisë telefonatë me Ramën: Me mikun tim do të koordinojmë punën

Kriza në Bjellorusi/ Ministrja e Jashtme e Suedisë telefonatë me Ramën: Me mikun tim do të koordinojmë punën

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde

Ministrja e Jashtme e Suedisë, Ann Linde ka thënë se zhvilloi një bisedë me kreun e OSBE, kryeministrin Edi Rama, lidhur me krizën në Bjellorusi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Linde i është referuar Ramës si një mik të dashur prej vitesh.  Ajo shtoi se Rama si kryetar aktual i OSBE po koordinon punë me Suedinë e cila merr kryesinë e OSBE pas Shqipërisë lidhur me krizën aktuale në Bjellorusi.

Fola me mikun tim të dashur që prej shumë vitesh, Edi Rama. Si kryetar aktual i OSBE ne do të koordinojmë punën tonë në lidhje me krizën aktuale në Bjellorusi”, shkruan Linde.

Prej kohësh, kryeministri Rama ka shprehur dëshirën për të shkuar në Minsk, për të ndërmjetësuar palët konfliktuale.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite