KORÇA - Kriza ekonomike në shtetin fqinj kanë detyruar qindra familje emigrantësh shqiptare, të kthehen në vendlindje. Shumë prej tyre në përpjekje për tu ri-integruar i janë kthyer bujqësisë, duke sjellë edhe rritjen e sipërfaqes së punueshme në zonën e Korçës.

Emigrantët e ardhur rishtazi nga Greqia ne rrethin e Kolonjës tregojnë se kanë nisur të punojnë tokat e lëna djerrë vite me parë, ndërsa vështirësitë në këtë sektor siç tregojnë vetë ata janë të papërballueshme.

Nga ana e specialistëve të bujqësisë pohohet se gjatë viteve të fundit është rritur interesi i emigrantëve për të mbjellë kulturën e grurit pasi të ardhurat janë të larta. 

Ndërkaq sipas të dhënave zyrtare në Zyrën e punës në Korçë, në 9 muajt e parë të këtij viti janë regjistruar  rreth 250 emigrantë në statusin e të papunit, ndërsa janë vetëm 18 prej tyre të cilët kanë mundur të sigurojnë një vend pune.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)