Tensione dhe dhunë edhe sot në Hong Kong, ku protestuesit dolën në rrugë megjithë ndalimin e tubimeve, e vendosur nga ana e autoriteteve.
Policia rimori kontrollin mbi zonën përreth parlamentit pas rreth një ore luftë guerile me protestuesit të cilët përveç hedhjes së tullave, gurëve dhe sendeve të rënda te agjentët e policisë,
hodhën edhe disa bomba Molotov.
Sipas raporteve të mediave lokale, shumë aktivistë janë tërhequr në gjirin Wan Chai dhe Causeway Bay.
Policia gjuajti me gaz lotsjellës ndërsa forcat e sigurisë kishin përdorur më parë piper për shpërndarjen e protestuesve.
Ndërkohë që protestat morën një kthesë të dhunshme, zyrtarët e SHBA po u bëjnë thirrje për qetësi të gjitha palëve në Hong Kong.
Protestat në Hong Kong nisën rreth dy muaj më parë, për të kundërshtuar një ligj i cili i hap rrugën ekstradimit dhe gjykimit në Kinë të të gjithë të ndaluarve apo arrestuarve, gjë e cila, sipas protestuesve, do të sillte rritjen e ndikimit të Pekinit mbi ish koloninë britanike.




Komente








