Kosova rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas krizës aktuale me mos zgjedhjet e kryeparlamentarit. 

Kështu ka deklaruar për Report tv, profesori i së drejtës kushtetuese dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese te Kosoves Kadri Kryeziu

Kryeziu thote se  krijimi sa me shpejt i institucioneve është imediate pasi Kosoven e presin pune te jashtezakonshme duke patur parasysh ndryshimin radikal te administratës Amerikane dhe sfidat qe Kosova i ka për ti zgjidhur si asosacioni i komunave serbe, futja ne KiE, NATO dhe OKB.

Sa i perket zhvillimit te seancës se katërt konstituive qe do mbahet te hënen profesori i te drejtes kushtetuese thotë se propozimi i Vetëvendosjes per kreun e parlamentit është i papërshtatshëm 

Në vazhdimin e tretë të seancës konstituive te 19 prillit deputetët e Kosoves dështuan që të zgjidhinin kreun e organit ligjvënës. Propozimi që Albulena Haxhiu të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, dështoi dy herë që të marrë 61 votat e nevojshme. Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu seancën deri të hënën, në orën 15:00.