Kriza në PD, Baçi: Partia të bashkohet! Elezi: Kjo duhet bërë nga njerëz me kredibilitet për demokratët! Nesturi: Largimi i Bashës nuk solli zgjidhje, krisja mes palëve tepër e thellë

Bashkimi i demokratëve dhe kush do të vendoset në krye të PD janë fokusi i diskutimi dhe debateve mes demokratëve që pas largimit të Lulzim Bashës nga drejtimi i PD. Megjithatë demokratë të Bashës apo të Berishës të gjithë janë në një mendje, që PD duhet të bashkohet.  Luan Baçi, deputeti i grupit të Berishës, tha në emisionin 'Repolitix' në Report TV se PD duhet të bashkohet dhe më pas do të bëhet një riformatim i të gjithë strukturës së partisë që nga baza dhe të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit të ri.

"Partia janë njerëzit dhe jo vula dhe më 6 mars Komisioni i Rithemelimit kishte strukturat e PD, ndërsa vetë grupi i PD mbeti vetëm dhe humbi. Grupi parlamentar duhet të bashkohet dhe do ketë një riformatim që nga baza, degët, seksionet dhe më pas të zgjidhet kryetari.

Ndërsa për Ibsen Elezi bashkimi i demokratëve duhet të bëhet nga njerëz që kanë kredibilitet dhe mbështetjen e demokratëve që nuk janë as me Bashën dhe as me Berishën.  Ndërsa për Përparim Cacën, anëtar i Këshillit Kombëtar PD, Berisha ka mazhorancën e  brenda partisë.

" Duhen njerëz me personaliteti dhe shtyllë kurrizorë që kanë kredibilitetin dhe moralin për të zhvilluar negociatat e bashkimin. Duhet që  personat të mos jenë implikuar në këtë histori, jo Aliebaj se shkon e humb kudo.  Grupi i Enkelejdit dhe G29 shkrijnë njëra-tjetrën", tha Elezi.

"Ne kishim një test më 6 mars për të kuptuar kush kishte mazhorancën brenda partisë. Berisha sot ka mazhorancën brenda PD-së. Këtu problemi është se çfarë i qëllimi i kanë vënë palët. nëse duan pushtetin Rithemelimi i ka arritur këtij procesi, nëse kanë qëllim mazhorancën qeverisëse palët duhet të ulen për bashkim", tha Caca

Dorëheqja e Luzlim Bashës nga drejtimi i PD duket se ende nuk po e zgjidh krizën. Në një kohë kur të dyja palët bëjnë deklarata për bashkim, asnjëra nuk ka hedhur një hap të qartë se si kjo do të ndodh, por vijojnë me kërcënime me njëra-tjetrën. Sipas analistit Plator Nesturi kjo shpjegohet me krisjen e thellë që kanë pësuar demokratët gjatë kësaj kohe dhe gjuha plot vrerë që kanë përdoru ndaj njëri-tjetrit.

" Gjuha e urrejtjes ka qenë mjaft e ashpër. Dorëheqja e Bashës nuk e ka shmangur krizën, ajo është prapë aty. Kush mendonte se largimi i Bashës do të sillte zgjidhjen e krizës dhe bashkimin e demokratëve  nuk rezultoi kështu. Kjo pasi krisja mes palëve është shumë më e thellë nga sa mendohej. Fillimisht duhet të ulet klima e urrejtjes, të mos ketë më kuvend apo zgjedhje mes demokratëve për strukturat për të mos krijuar paralelizëm mes strukturave të PD dhe Rithemelimit. Në të gjitha rastet i drejtohen të njëjtëve anëtarëve dhe elektorati. Berisha nuk e do bashkimin, por pala tjetër t'i vij atij dhe t'i përulet dhe shtrihet para këmbëve të tij", tha Nesturi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?