Kriza në PD, Haklaj në Repolitix: Bardhi, truri i shkatërrimit të demokratëve! Çaça: Basha s’është i zgjedhuri i SHBA-së si ‘ylli polar’ i opozitës

Është rikthyer sonte në sezonin e ri emisionin Repolitix në Report Tv me gazetarin Denis Minga. Në emisionin e mbrëmjes së sotme ishte në fokus kriza e thellë e Partisë Demokratike. Me iniciativën e Gazment Bardhit, deputetët e tij mbështetës ata të Berishës dhe aleatët u mblodhën në një takim të përbashkët me qëllim unifikimin e aksionit opozitar.

Për ish-deputeti Azgan Haklaj, Gazment Bardhi është truri i shkatërrimit të demokratëve e se duhet të ishte përjashtuar nga radhët e Partisë Demokratike, së bashku me Jorida Tabaku që pas zgjedhjeve të 14 majit, pasi nuk mbështetën kandidatët e PD-së.

‘PD është parti euro atlantike adekuate e SHBA-së dhe BE-së. Të mblidhet Këshilli Kombëtar dhe të shkarkoj Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun. Duhet të ishin shkarkuar që në zgjedhjet lokale të 14 majit. Gazment Bardhi delegoi PD-në te Sali Berisha. Gazment Bardhi është truri i shkatërrimit të PD-së.’- tha Haklaj.

Nga ana tjetër, avokati Përparim Çaça tha se as Lulzim Basha nuk është ‘ylli polar’ i zgjedhur nga amerikanët si njeriu më i rëndësishëm i opozitës.

‘Atë që ka kërkuar sot Lulzim Basha e mori, të ketë partinë e tij. Në 2025 do të ndajë fatin politik të shohim se sa vlen njëra apo tjetra. Të gjithë këta deputetë kanë hyrë në bunkerin e antiamerikanizmit. Është fakt që Berisha është ‘non grata’, por mos kujtoni se amerikanë kanë zgjedhur si ‘yll polar’ Bashën si personin më të rëndësishëm në opozitën shqiptare. Nuk ka të ardhmen absolute. Opozita dhe PD me Berishën s’ka të ardhme, por as ai zotëria Lulzim Basha nuk ka shanse. Për hir të politikës të demokracisë duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjen në 2021.’- tha Çaça.

Për anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD,së, Besart Logun, Gazment Bardhi është një produkt mediatik, i cili nuk ka asnjë peshë politike.

Ndërsa analisti Shpend Gashi, u ndal te miratimi i statutit të ri të PD-së, ky nuk sanksionohej fakti që nëse kryetari i partisë humb zgjedhjet duhet të largohet. Sipas Gashit, PD është kthyer në një parti private.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë