MAQEDONI- Ish-kryeministri Nikolla Gruevski kërkon zgjedhje të reja pas krizës politike që ka mbërthyer vendin prej disa muajsh.
 
Pas dështimit për formimin e qeverisë se re deri tani, pasi as Gruevski dhe as Zaev nuk kanë shumicë pa shqiptarët, ish-kryeministri thotë se duhen zgjedhje të reja.
 
Më mirë të fitojmë mundësi dhe shans, se sa të futemi në krizë të vazhdueshme. Më mirë të konsumohen 2 muaj për zgjedhje të reja, se sa 6 muaj apo një vjet të ngecim në krizë politike” tha kryetari i VMRO DPMNE-së.
 
Ndërkohë që përsa i përket dështimit të negociatave me BDI, nga VMRO shprehen se shkak ka qenë kushti i dygjuhësisë, që kërkojnë shqiptarët.


dy.b/shqiptarja.com