Kriza, Nishani nga Berati: Duhet
dialog për të arritur kompromisin

Kriza, Nishani nga Berati: Duhet<br />dialog për të arritur kompromisin
Presidenti i Republikës Bujar Nishani nga qyteti i Beratit u ka bërë thirrje forcave politike që të ulen në dialog për të zgjidhur krizën politike.
 
"Historia na ka mësuar që dialogu është mjeti më i mirë, por përmes dialogut arrihet edhe kompromisi, mirëkuptimi dhe respektimi i standardeve, të cilat janë të detyrueshme për të gjitha palët.
 
Asnjëherë nuk mund ta shkëpusim aktivitetin politik dhe qëndrimet politike ndaj zhvillimeve të ndryshme në vend sepse ky është sistemi që ne kemi ndërtuar.

Vendimmarrësit e angazhimeve në të gjitha fushat, përfshi edhe atë të kulturës, janë në sistemin politik dhe unë do të theksoja se sa i rëndësishëm është dimensioni civilizues, dimensioni i një kulture të maturuar, i një bashkëpunimi, i një respekti reciprok përmes politikës dhe akteve politike, sjelljes politike dhe angazhimit institucional, në mënyrë që vlerat e kulturës dhe civilizimit të jenë të jetësuara jo vetëm në trashëgiminë kulturore por edhe tek sjellja e përditshme e institucioneve dhe aktorëve që përbëjnë këto institucion
e"deklaroi ai.
 
I pyetur për deklaratat e ministrit të jashtëm gjerman dje në Shqipëri, Nishani nuk pranoi që t'i komentonte, ndersa tha se shqiptaret meritojne nje jete si ne vendet e BE ku synojnë të integrohen.

"Unë nuk jam takuar me ministrin gjerman, nuk bëj komente të diplomatëve të huaj, padyshim që Shqipëria ka tek Gjermania një aleat të madh, të pazëvendësueshëm dhe strategjik dhe jam i bindur se Gjermania, sikur ka qenë deri sot avokatë të përparimit dhe integrimit europian të Shqipërisë përmes standardeve të larta të gjithëpranuara nga vendet anëtarë të BE, do të jenë gjithmonë inkurajuese nga keto autoritete edhe per Shqipërinë dhe shqiptarët.
 
Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë të kenë të njëjtat standarde që kanë qytetarët në Francë, Gjermani, Britaninë e Madhe dhe ne cdo vend te BE-se,që është destinacioni ynë i vetëm
" tha ai. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)