Kriza, Obama i telefonon
Papadhimos: Ju mbështesim

Kriza, Obama i telefonon <br />Papadhimos: Ju mbështesim
UASHINGTON- Presidenti i SHBA-së Barak Obama premtoi dje në mbrëmje mbështetjen e Shteteve të Bashkura për Greqinë gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e ri Lukas Papadhimos, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Obama i telefonoi kryeministrit grek për ta përgëzuar për marrjen e një përgjegjësie kaq të madhe në një moment kritik dhe për të shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj përpjekjeve të bëra nga Greqia për të vënë në zbatim angazhimet e marra konform programit të BE-së dhe FMN-së", bëri të ditur presidenca amerikane në një komunikatë.

Presidenti amerikan theksoi se Uashingtoni do të mbetet "i vendosur përkrah Greqisë, një mik dhe aleat, për të kapërcyer këtë moment të vështirë".

Qeveria greke e bashkimit kombëtar e drejtuar nga Lukas Papadhimos mori t mërkurën besimin e parlamentit. Papadhimos i caktoi vetes si objektiv ratifikimin e marrëveshjes evropiane për zvogëlimin e borxhit të Greqisë, themelor për të ardhmen e vendit.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri grek Lukas Papadhimos ndodhet në Luksemburg ku do të takohet me Kryetarin e Eurogrupit Junker dhe pasdite në Frankfurt, Presidentin e BQE, Mario Dragon.


  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer