Kriza opozitare, PD në anarki,
grupi anti-Basha s’njeh zgjedhjet

Kriza opozitare, PD në anarki,<br />grupi anti-Basha s’njeh zgjedhjet
Partia Demokratike, katër vite pas dorëheqjes së liderit të saj Sali Berisha, po kalon krizën më të rëndë që nga themelimi i saj. Bashkëjetesa brenda Partisë Demokratike, e dy grupeve kundërshtare, që luftojnë për të marrë drejtimin e partisë, tashmë po bëhet gjithnjë e më e pamundur.

Dy nënkryetarët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë rrëzuar kushtet e paraqitura nga kundërshtarët e Lulzim Bashës, për dorëheqjen e Bashës, shtyrjen e procesit zgjedhor dhe për një garë të barabartë dhe të drejtë për kryetarin e partisë. Qëndrimi i tyre u konfirmua nga Kryesia e PD, e cila vijon të dominohet nga mbështetësit e Lulzim Bashës.

Ky vendim la rivalët e Bashës të papërfaqësuar me një kandidat në garë. Në këto kushte, përfaqësuesit e lëvizjes anti-Basha kanë paralajmëruar dje mosnjohjen e zgjedhjeve për kryetarin e partisë. Paralajmërimi i ka ardhur nga Astrit Patozi, por mosnjohja e procesit zgjedhor është artikuluar edhe nga Jozefina Topalli.

Me anë të një statusi në Fcebook, Patozi shkruan se Lulzim Basha po i shkon deri në fund kësaj maskarade zgjedhore, ndërsa shton se demokratëve u lind e drejta e çdo lloj forme reagimi për të mos lejuar rrëmbimin pa garë të mandatit të kryetarit të Partisë Demokratike. “Lulzim Basha ka marrë përsipër nisjen dhe përfundimin e një farse të shëmtuar elektorale, që thellon akoma më shumë përçarjen dhe krizën e thellë të PD.

Pas kësaj, demokratëve u lind e drejta e çdo lloj forme reagimi për të mos lejuar rrëmbimin pa garë të mandatit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, personi që e çoi atë në humbjen më të rëndë të historisë së saj dhe po e çon me bindje drejt shkatërrimit përfundimtar. Lulzim Basha pasi shkatërroi PD dhe të djathtën në zgjedhje, po vazhdon me asgjësimin përfundimtar të asaj, që mbeti prej tyre për shkak të tij”, shkruan Patozi.

Prishja e garës  
Astrit Patozi pohon se Lulzim Basha mori të gjitha përgjegjësitë për prishjen e një gare të drejtë. “Kryetari i vetëngrirë i PD, Lulzim Basha, mori sot të gjitha përgjegjësitë për prishjen e një gare të drejtë, duke refuzuar pothuajse të gjitha kërkesat tona të arsyeshme për zhvillimin e një procesi të paanshëm, gjithëpërfshirës dhe të pandikuar. Lulzim Basha nuk pranoi të japë dorëheqjen dhe as të lëshojë zyrën, si kushti minimal për t'i dhënë garës paritet në start; vendosi të ruajë si monopol aksesin tek lista e anëtarësisë si dhe po vrapon të zhvillojë zgjedhje të nxituara për të mos u dhënë mundësi të tjerëve të bënin një fushatë normale”, shkruan ai.
 
Patozi: Basha më ofroi pazar
Astrit Patozi ka artikuluar mbrëmë në Top Story akuza të forta në adresë të Bashës. “Nuk kanë qenë të paktë njerëzit e Z. Basha që më kanë propozuar që Z. Basha është i prirur të ketë një marrëveshje dhe t’i lëmë gjërat pas. Unë nuk jam futur në këtë garë për qëllime personale. Z. Basha bëri një pazar dhe i lëshoi kërkesat e tij. E rëndësishme është që Z. Basha e ka tentuar edhe këtë dhe unë nuk jam i gatshëm të çedoj nga kërkesat e mia si Basha bëri me Ramën”, deklaroi Patozi. 


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre