Kriza, Parlamenti grek mbështet
planin e reformave ekonomike
Parlamenti i Greqisë ka mbështetur paketën e qeverisë për reformat ekonomike që synojnë fundin e krizës së borxhit. Vendimi është marrë pas mbledhjes së Parlamentit grek gjatë orëve të para të mëngjesit, ku gjithashtu është kërkuar dhe sigurimi i një pakete të re.
ATHINE- Në një votim të zhvilluar natën vonë parlamenti grek aprovoi paketën e propozuar nga qeveria Tsipras për nxjerrjen e vendit nga kriza.
Pasi siguroi mbështetjen ndërpartiake, Tsipras u shpreh se ishte i vendosur për të përfunduar me sukses negociatat me kreditorët e Greqisë.
Megjithatë disa nga deputetët e partisë së tij , pavarësisht mbështetjes që i dhanë me votë, nuk ishin shumë të bindur për disa nga pikat e kësaj pakete.
Parlamenti grek votoi me 251 vota pro 32 vota kundër dhe vetëm 8 deputetë abstenuan. 9 deputetë përfshirë ish ministrin e financave Janis Varufakis nuk shin të pranishëm gjatë diskutimeve në Parlament.
Në mesin e anëtarëve të partisë SYRIZA që abstenuan ishte dhe ministri i energjisë Panajotis Lafazanis.
Pas takimeve të shumta në javët e fundit midis Tsipras dhe ministrave të eurozonës, e shtuna pritet të jetë vendimtare nëse Europa do të aprovojë apo jo paketën e propozuar nga qeveria greke për të filluar bisedime për një plan të tretë.
Propozimet e qeverisë Tsipras do të diskutohen nga ministrat e financës të eurozonës në takimin e radhës. Burime nga BE bëjnë me dije se Komisioni Evropion, Banka Qendrore dhe FMN besojnë se plani është pozitiv.
Zyrtarët e lartë të eurozonës pritet që të rishikojnë disa nga kërkesat e qeverisë greke, për disa detaje të borxhit.
Franca ka përshëndetur tashmë planet greke por një grup vendesh i drejtuar nga Gjermania ka dyshime serioze rreth paketës së propozuar nga qeveria Tsipras.
Kreu i qeverisë greke u ka kërkuar kreditorëve një shumë prej 53.5 miliardë eurosh, për të mbuluar borxhet e vendit deri në 2018.
Në një deklaratë pas votimit të paketës në parlament ai u shpreh se e tani është e rëndësishme që të arrihet një rezultat pozitiv në negociata.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.3%
-
Jo
51.8%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 13871
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përkeqësohet situata në qarkun e Korçës, vështirësi qarkullimi në Qafë Thanë dhe Ersekë, por s'ka rrugë të bllokuara! Probleme dhe me energjinë (VIDEO)
12 Janar, 19:36
-
Sot finalja e Superkupës së Spanjës dhuron një 'El Clasico', formacionet zyrtare të Real Madrid - Barcelona! Flick ka gati Olmon
12 Janar, 19:16
-
Moti i keq/ Greqia ndalon kalimin e kamionëve e autobusëve nga Kapshtica! Lejohen vetëm makinat me goma dimërore
12 Janar, 19:15
-
Ministria e Mbrojtjes liston rrugët e bllokuara në veri të vendit si pasojë e reshjeve të borës, ja si pritet të jetë moti nesër
12 Janar, 19:05
-
VIDEO/ 120 minuta lojë, dy gola dhe karton i kuq! Manchester United eliminon Arsenalin nga FA Cup pas penalltive
12 Janar, 19:01
-
Lezhë/ Pa energji për shkak të motit të keq, propozohet që nesër të mos zhvillohet mësimi në shkollat e Bashkisë së Kurbinit
12 Janar, 18:49
-
Rubio optimist për angazhim me Kinën si Sekretar Shteti, pavarësisht sanksioneve nga Pekini
12 Janar, 18:47
-
VIDEO/ 14 fitore radhazi, Atl. Madrid mposht 1-0 Osasunën dhe merr kreun e La Ligas
12 Janar, 18:29
-
Përmbytet sërish Vlora / 'Albano & Romina' e disa rrugë të pakalueshme, uji ka hyrë në disa banesa (VIDEO)
12 Janar, 18:29
-
Moti i keq në Krujë/ Pisha bie sipër 2 automjeteve në Krastë, pa të lënduar! Rritet niveli i prurjeve në lumin Ishëm
12 Janar, 18:18
-
OSSH për motin e keq: Më problematike zona Shkodër-Dibër, 43 fidra të dëmtuar, 1500 punonjës në terren, vëmendje energjisë në hidrovore
12 Janar, 18:15
-
Bora sjell probleme në Qarkun e Elbasanit, bllokohet aksi 'Prrenjas-Pogradec'! Dhjetëra fshatra pa energji elektrike (VIDEO)
12 Janar, 18:09